Nishani takohet me krerë shtetesh në Nju Jork

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe si të shkëlqyera dhe ndanë mendimin se ekzistojnë mundësi të pashfrytëzuara në thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Presidenti i Republikës, pasi bëri një përshkrim të detajuar të arritjeve të Shqipërisë në zbatimin e reformave, veçanërisht të atyre që lidhen me 12 prioritetet e Komisionit Evropian i kërkoi Kryeministrit Monti që Italia të vazhdojë të luajë rolin e avokatit të integrimit të Shqipërisë për fitimin e statusit të vendit kandidat.
Kryeministri Monti pasi shprehu konsideratën e tij për rezultatet e reformave në Shqipëri theksoi se Italia do të vazhdojë të luajë rolin e saj në mbështetje të aspiratës evropiane të Shqipërisë.Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pati një takim të veçantë edhe me Presidentin e Republikës së Sllovakisë, zotin Ivan Gasparovič. Takimi u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, situatën në rajon dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Kryetari i Shtetit kërkoi një zë më të fortë të Sllovakisë në mbështetje të Shqipërisë për të fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria. Presidenti Nishani gjeti mirëkuptimin e plotë të homologut Gasparovič, ndaj kërkesës së tij që Sllovakia të përkrahë me zë më të fortë marrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë. Bashkëpunimi dypalësh, situata në rajon dhe integrimi evropian ishin gjithashtu në qendër të takimit të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani me Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, zotin Janez Janša.
Nishani mori garancinë e Kryeministrit Janša, se Sllovenia do të përkrahë në mënyrë edhe më aktive kërkesën e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev gjatë takimit me Presidentin Nishani shprehu bindjen se Shqipëria do të fitojë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe premtoi se Bullgaria dhe ai personalisht do të vazhdojnë të mbështesin me forcë integrimin e Shqipërisë në BE.
Presidenti i Republikës zhvilloi një takim të shkurtër edhe me Kryeministrin e Mbretërisë së Butanit, Jigme Thinley, me të cilin shkëmbyen mendime për nisjen e dialogut mes dy vendeve me qëllim vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe forcimin e bashkëpunimit në interes të ndërsjellë. /Start/
2012-09-26 09:09