Presidenti, Topalli: Opozita pati frikë, Ina Rama u përdor

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka deklaruar se zonja Rama është përdor politikisht përpara zgjedhjeve të 2009-ës.
“Do kisha dash një njeri me integritet, që i qëndron ligjit dhe vetëm ligjit. Duhet të jem realiste një të tillë nuk do ta gjejmë. Por një njeri që ka një CV të pranueshme do ta votoja, siç kam votuar dhe zonjën Rama. Ajo u përdor politikisht përpara zgjedhjeve të 2009-ës. Prokurori duhet t’i qëndrojë ligjit dhe vetëm ligjit”, tha Topalli në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në News 24.
E pyetur në lidhje me mandatin e kryeprokurores Rama, Topalli theksoi se Kushtetuta e ka të përcaktuar qartë, se mandati është 5-vjeçar dhe nuk duhet të kapërcehet asnjë ditë më shumë. “Mandati është 5-vjeçar, këtu mbyllet. 5 vjet e 5 ditë e ka kapërcy, mirë është mos me i kapërcy dhe të jemi korrekte. Këtë thotë Kushtetuta. Kjo nuk është çështje e imja, por e presidentit”, vijoi ajo, duke shtuar se tashmë është momenti për reflektim në sistemin e Prokurorisë.
Zonja Topalli komentoi edhe zgjedhjen e Presidentit të ri, duke nënvizuar se Bujar Nishani do të jetë një President ndryshe nga paraardhësi. “Presidenti është zgjedhur bazuar në procedurën Kushtetuese, ka një sfidë me veten dhe shoqërinë, për të qenë ndryshe nga paraardhësi i tij, në kuptimin e përfaqësimit të shtetit dhe interesave të shqiptarëve, në kuptimin e rolit që do ketë në reformën në drejtësi”, deklaroi. Topalli tha se nuk kishte dashur të bëhej Presidente. “1 vit më parë, kam dalë dhe kam thënë që do jem në krye të Kuvendit deri në 2013 dhe do punoj për të fituar mandatin e tretë”, duke lënë kështu të kuptohet se ka refuzuar të ketë emrin në listën për kreun e shtetit. Ajo hodhi poshtë zërat se brenda PD ka qenë një klan Basha-Meta që nuk e donin në krye të shtetit. Topalli shtoi se, ajo nuk ka qenë kundër kandidaturës së Artan Hoxhës, për president. “Nuk e kam kundërshtuar, përkundrazi e kam mbështetur”, tha ajo. Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se opozita ishte ajo që trembej, nga emri i saj. “Pse ishin kaq të trembur nga emri im, mund t’ia bëni opozitës këtë pyetje, nga mazhoranca nuk kam ndjerë trembje”, nënvizoi kryeparlamentarja.
Zonja Topalli i kërkoi opozitës që të votojë ligjin për Gjykatën e Lartë. “Integrimi është kushtëzim, cdo hap para ka më shumë kushte, kushtet vetëm do rriten. Zgjedhjet kusht i përhershëm, i përjetshëm. Unë uroj që Shqipëria të marrë statusin, edhe pse ka pasur bllokim, grevë, vitin e fundit është bërë një punë për të cilën unë ndjehem mirë. Uroj që deputetët e majtë të ndryshojnë mendim për ligjin për Gjykatën e lartë, të mos e trajtojnë si pazar. Integrimi i vendit nuk mund të shtrohet si cështje pazari”, tha ajo.
Topalli tha më tej se, “po ecet me hapa në drejtimin e duhur për sa i përket vendimeve të pazbatuara të gjykatave, uroj që opozita ta votojë”.
Për sa i përket sistemit të drejtësisë, Topalli tha se ajo ndodhet në ditët më të vështira. “Nuk e zgjidh problemin as Gjykata e Lartë, as ajo Administrative, por është pjesë e një platforme, e një reforme të madhe. Eshtë e vështirë por nuk është e pamundur. Kërkon vullnet dhe bashkëpunim mes dy palëve”, u shpreh Topalli.
Sipas kryeparlamentares, në bazë të marrëveshjes së nëntorit mes mazhorancës dhe opozitës, janë pranuar të gjitha amendamentet e PS-së, por nuk mund të miratohet kërkesa për votimin e hapur të dekreteve në Kuvend, pasi dekreti në Kushtetutë është normë.
Duke përmendur vrasjen e kryekomiisarit Adem Tahiraj akuzoi ish-presidentin Topi dhe ish-nënkryetarin e KLD-së Spahiu për shitjen e dekreteve, duke theksuar se “në Shqipëri njerëzit vriten rrugëve për shkak të dekreteve që shiten”. Topalli u shpreh ndër të tjera se, “Sa ishte Bamir Topi, opozita nuk foli asnjëherë se kishte probleme në sistemin e drejtësisë”. /Start/
2012-09-26 10:04