Berisha ne mbledhje qeverie Paga minimale 210 mije leke
Kryefjala e mbledhjes së sotme të qeverisë ka qenë punësimi dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Kryeministri Sali Berisha iu referua edhe njeherë raportit të UNCTAD dhe raportit të Komisionit Evropian për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, sipas të cilit rritja e investimeve të huaja dhe fuqizimi i sketorit privat ka ulur papunnësinë në vend. Berisha tha se ulja e papunësisë është prioriteti madhor i qeverisë, ndërsa theksoi se do të bëjë gjithçka për thithjen e investimeve të huaja dhe se do të mbështesë të gjithë ata sektorë që nxisin punësimin.
“Të dhënat e dy raporteve Unctad dhe i KE-së konfirmojnë se jo vetëm që nuk pati rritje, por punësimi u rrit për shkak të fuqizimit të sektorit privat. Suksesi i reformave dhe i modelit ekonomik që kjo qeveri ndjek”- u shpreh kryeministri, i cili shtoi se zvogëlimi i administratës publike ishte një zhvillim pozitiv, pasi sipas tij administrata nuk është ndërmarrje punësimi.
Administrata nuk është ndërmarrje punësimi dhe nuk mund të jetë, është koncept marksist. Ajo është me sistem shërbimi për qytetarët me numrin më të vogël”- vijoi ëmn tej ai ndërsa apeloi secila ministri të bëjë planet dhe të shfrytëzojë potencialet se çfarë t'i ofrojmë më shumë sektorit privat.
Duke iu referuar të ardhurave për vitin 2011 të cilat kapin shifrën e 1 miliardë e 33 milionë, kryeministri theksoi se objektivi i qeverisë është të kapet shifra e 2 miliardëve.
“Rishyqrtim tërësor të çdo mundësie që ekzsiton për të nixtur iniciativën e lirë dhe punësimin e qytetarëve, të çdo potenciale për të favorizura bizneset që punësojnë më shumë”- vijoi ai, i cili i bëri thirrje opozitës që të heqë dorë nga sulemt mjerane kundër inevstitorëve.
“Opozita duhet të ndjekë zhvillimet e të matet dhjetë herë kur mendon se do rrisë taksat për të shkatërruar mijëra vende pune, në një kohë delikate për punësimin e shqiptarëve. Nuk është ajo rruga të shkatërrosh vendet e punës për inat të qeverisë”- nënvizoi kryeministri.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme të qeverisë u morën një sërë vendimesh si rritja e pagës minimale në 210 mijë lekë të reja, vendimi për marrëveshjen financiare të By passit të Fierit, fondi shtesë për rrugën Levan-Vlorë dhe marrëveshja e financimit për asistencën teknike të ujësjellësit të Durrësit.