E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani u “heq veshin” drejtuesve të Policisë Rrugore



Tiranë - Ministri i Brendshëm, z. Bujar Nishani, zhvilloi dje në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë një takim me drejtues qendrorë dhe vendorë të Policisë Rrugore. Në këtë takim, ministri i Brendshëm tërhoqi vëmendjen e këtyre strukturave për kontrollin, menaxhimin e trafikut si dhe marrjen e masave parandaluese. “Nuk dua të ndalem te sukseset dhe rezultatet e mira, edhe pse ka shumë të tilla. Viti i kaluar ishte shumë problematik dhe nuk dua t’i shmangemi realitetit të hidhur me problemet e infrastrukturës apo edhe ato të njerëzve. Prandaj kam kërkuar që viti 2007 të arkivohet. Gjatë këtij viti kërkoj një reagim ndryshe. Absolutisht, eksitojnë të gjitha mundësitë për një situatë shumë të ndryshme, por ashtu kapacitet profesionale për menaxhim më të mirë, për realitet të ndryshëm”, - tha Nishani. Në lidhje me statistikat e tremujorit të parë të këtij viti ministri i Brendshëm, pohoi se tre mujori i parë i vitit 2008 rezulton më i mirë se tre mujorët e parë të viteve 2007 e 2006, qoftë në numrin e aksidenteve apo të aksidentuarve, nuk do të tolerojmë asnjë përkeqësim të kësaj situate.

5 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›