Nishani zgjedh Çim Pekën
Direkt pas përfundimit të betimit në presidencë, Bujar Nishani do u flasë shqiptarëve nga studio e Çim Pekës. Të paktën kështu reklamon televizioni UTV. Presidenti ka zgjedhur një televizion lokal për të dhënë intervistën e tij të parë në krye të detyrës. Nishani do mbajë dy fjalime, një në Kuvend, një tjetër në presidencë përpara të ftuarve dhe do dalë sërish përballë Çim Pekës për të folur për detyrën e tij të re. Bie në sy përzgjedhja e një televizioni pa audiencë për të folur, ndërkohë që asnjë televizion kombëtar dhe as ai publik nuk kanë qenë zgjedhje e Nishanit.