Nisi dje pranimin e aplikimeve për kompensimin
16/06/2009 Agjencia e Pronave
Filloi dje procesi i pranimit dhe regjistrimit të kërkesave për kompensim financiar të ish-pronarëve. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës ka njoftuar të gjithë të interesuarit se ky proces nis zyrtarisht nga data 15.06.2009 për subjektet e shpronësuara, por edhe për trashëgimtarët e tyre ligjorë që plotësojnë kriteret dhe kushtet e parashikuara nga vendimi i qeverisë. Kjo fazë pranimi dhe regjistrimi për kërkesat për kompensim vazhdon për 30 ditë, pra deri më 14.07.2009. Pritet që të marrin pjesë në këtë proces më shumë se 600 persona, të cilët nuk arritën të përfitojnë nga ndarja e fondit të kompensimit financiar gjatë vitit 2008. Kriteret dhe kushtet e përfitimit janë përcaktuar me vendimin e Këshillit të Ministrave për përcaktimin e rregullave dhe kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit të pronarëve në të holla për vitin 2009, i cili kap shifrën prej 600 milionë lekësh. Ata do të paraqesin në AKKP vetëm kërkesën dhe deklaratën me shkrim dhe nuk do të paguajnë tarifën e përcaktuar.