E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seancat dëgjimore për Kosovën vazhdojnë në Hagë

Vazhdojnë sot në Hagë seancat e rradhës dëgjimore mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë do të jenë përfaqësuesit e Kroacisë, Danimarkës Kinës dhe Qipros që do të japin opinionin e tyre në lidhje me këtë çështje. Danimarka dhe Kroacia janë ndër 63 shtetet që kanë njohur Kosovën, ndërsa Kina dhe Qiproja mbajnë anën e Serbisë. Në diskutimet e deritashme të procesit, i cili filloi në 1 dhjetor, argumentet e tyre i kanë paraqitur Serbia, Kosova Shqipëria dhe 10 shtete të tjera. Autoritetet në Beograd kanë deklaruar se e drejta ndërkombëtare dhe drejtësia qëndron në anën e tyre. Megjithatë vendimi i Gjykatës është thjesht këshilldhënës dhe nuk kthen pas statusin e Kosovës. Një vendim i Gjykatës do të mund të çonte drejt njohjeve të reja, duke qenë se deri tani janë 63 vende që e kanë njohur shtetin e ri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›