E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin hetimet, jep dorëheqjen guvernatori Richardson

Pak para zyrtarizimit të administratës së re të Obamës, sekretari i Tregtisë, Bill Richardson, guvernatori i New Mexicos ka dhënë dorëheqjen.

Guvernatori Bill Richardson, është përfshirë në hetimet e një shoqërie kaliforniane, të akuzuar se ka "blerë" një kontrate publike në New Mexico.

Richardson është një prej eksponentëve politike më të rëndësishëm të komunitetit latino- amerikan, i cili sipas akuzës, ka ndihmuar shoqërinë private që të fitojë një kontratë publike me një vlerë prej 1 miliardë dollarësh.

“Hetimet e hapura dhe procesi hetimor që ka nisur më pengojnë të nisë detyrën në Uashington”- ka thënë 61-vjeçari. Ai ka qenë më parë ambasador i SHBA-së, në OKB dhe sekretar i Energjisë në administratën Klinton.

Kjo ngjarje vjen pas precedentit Rod Blagojevich, guvernatorit te Illinois, i cili tentoi te "shiste" postin e mbetur bosh te Barack Obama-s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›