E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin hetimet per skandalin e shtanges greke

Kane nisur menjehere hetimet, pas perfshirjes se ekipit kombetar te peshengritjes greke ne skandalin e dopingut. Sipas hetimeve paraprake kjo eshte njolla me e madhe e shkaktuar ndonjehere ne sportin e ketij vendi. Aktualisht, sipas policise helene, jane sekuestruar te gjitha materialet e mundshme qe gjendeshin ne kliniken e ekipit ne piken e stervitjes ne Kozmas te Athines, ndersa te gjithe te implikuarit do te thirren ne cilesine e te dyshuarit per shkelje te ligjeve dhe rregullave te sportit. Policia greke ka gati nje grafik te personave te cilet jane thirrur te deshmojne ne menyren e furnizimit dhe perdorimit nga ana e sportisteve te simulanteve dhe vitaminave. Pervec sportisteve dhe ish-trajnerit Jakov, pritet te deshmojne dhe mjeket e ekipit, stafi i qendres se stervitjes dhe disa perfaqesues te Ministrise se Sporteve dhe Shendetesise. Deri tani eshte urdheruar dhe largimi i menjehershem prej sportit i te gjithe stafit te ekipit kombetar te peshengritjes. Por skandali per substancat e ndaluara eshte zgjeruar me zbulimin e llojit te saj, methitrenolon, te cilen qeveria greke e ka blere ne Kine dhe qe eshte njemije here me e fuqishme se testosteroni per rritjen e muskujve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›