Drejtori i burgut, akuzua per abuzime ne tendere
Njeri nga drejtimet, ne te cilin po punon akuza, eshte menyra e emerimit te drejtorit te burgut te sigurise se larte, duke mos pasur as eksperience dhe as kualifikim per nje detyre te tille me pergjegjesi te larte. Burime nga grupi hetimor bejne te ditur se tashme eshte bere e qarte se si ka mundur qe te emerohet ne kete detyre Eduard Brahilika. Ai ka punuar gjate ne Bashkine e Burrelit ne detyren e juristit prane kesaj njesie vendore. Prane grupit te hetimit ka mberritur nje informacion, sipas te cilit emerimi i drejtorit Brahilika ka ardhur me mbeshtetjen e kryetarit te Bashkise, Skender Lleshi dhe kryetarit te PD-se, Nezir Rizvani. Sipas informacionit qe ka mberritur prane grupit te hetimit, nje emerim i tille afro nje muaj me pare eshte kundershtuar ashper nga ish-drejtori i meparshem, Hazis Duka dhe elemente tjere ne PD, si edhe nga nje specialist tjeter i burgjeve, Ilir Domi. Kundershtimin e tyre, ata e kane lidhur me faktin se Brahilika nuk eshte specialist per burgjet madje per te marre nje detyre te tille ne nje burg kaq te rendesishem duhet te kesh nje te kaluar te pasur ne drejtimin e tyre. Kjo eshte kundershtuar ashper nga mbeshtetesit e Brahilikes, i cili vetem pak muaj me pare, se bashku me Skender Lleshin, jane kallezuar prane drejtesise dhe madje jane gjobitur nga Kontrolli i Larte i Shtetit per shkelje ne nje sere tenderesh te kryer ne Bashkine e Burrelit. Sipas nje informacioni te mberritur ne grupin e hetimit, katapultimi i Brahilikes ne detyren e drejtorit ka qene bere edhe me kushtin per te kthyer ne detyre njerin prej shefave te larte, i cili pak kohe me pare eshte larguar nga puna ne burg, pas nje konflikti qe ka cuar ne rrahje me magazinierin e ketij burgu. Ajo cfare e ka renduar drejtorin e ketij burgu, lidhet me faktin se ai ne asnje rast nuk ka ndermarre ndonje hetim apo kontroll per te verifikuar ose gjetur mjetet me te cilat po kryhej kjo pune, te cilen do ta kishte zili cdo oficine mekanike. Madje, ne raste te tille eshte e detyruar me ligj qe te njoftohet prokuroria me e afert, e cila duhej te ndermerrte hetim per keto lloj ngjarjesh. Por kjo nuk ka ndodhur ne asnje rast. Njeri prej policeve te ndaluar, Ardian Ruka, por edhe police te tjere, mesohet te kete thene se ne shume raste kemi konstatuar se te burgosurit kishin mundur qe te sharronin hekurat e qelise. "Ne si police nuk e kemi toleruar keto raste dhe konform rregullores kemi njoftuar eproret". Madje ne zyren e ish-drejtorit tashme te ndaluar Brahilika, jane gjendur dhe sekuestruar shkresat informative qe vinin nga disa police qe njoftonin per tentativa te tilla. Drejtori Brahilika i cili kishte vetem 7 muaj ne ate post eshte mjaftuar duke urdheruar qe te behej saldimi i hekurave te keputura, madje keto urdhra mesohet se jane dhene ne menyre verbale dhe jo me shkrim. Hetimet ne burgun e sigurise se larte ne Burrel po zbardhin perdite fakte te reja ne lidhje me strategjine e te denuarve te rrezikshem per te marre arratine dhe nenvleresimin qe i kane bere situates personat qe drejtonin institucionin.
Aleksander Ndoja
Aleksander Ndoja