Retro/Histori: 6 tetor 69 p.K Beteja e Tigranocertës
Beteja e Tigranocertës u luftua më 6 tetor 69 p.K. ndërmjet forcave të Republikës Romake dhe ushtrisë së Mbretërisë së Armenisë, udhëhequr nga mbreti Tigranes i Madh. Forcat romake udhëhiqeshin nga konsulli Lucius Licinius Lucullus. Trupat e mbretit Tigranes u mundën dhe për pasojë kryeqyteti i tij Tigranocertas ra në duart e romakëve. Beteja ishte pjesë e Luftës së Tretë Mithridatike, që zhvillohej ndërmjet Romës dhe Mithridatit VI të Pontusit, vajza e të cilit, Kleopatra, ishte martuar me Tigranesin. Mithridatesi kërkoi strehë dhe mbrojtje te dhëndri i tij dhe Roma pushtoi Mbretërinë e Armenisë.