Nisin negociatat Thaci-Pacolli per qeverine e re

Prishtine 18 dhjetor NOA- Kane nisur sot negociatat per formimin e koalicionit qeverises mes Hashim Thacit dhe Behxhet Pacollit.
Te dy lideret e partive politike respektive kane shprehur vullnet politik qe te punojne se bashku per formimin e qeverise se ardhshme te Republikes se Kosoves menjehere pas certifikimit te rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve nga KQZ-ja thuhet ne nje komunikate per mediat.
Kryetari i PDK-se Hashim Thaci dhe kryetari i Partise Aleanca Kosova e Re Behxhet Pacolli jane takuar sot per te diskutuar lidhur me formimin e koalicionit te ri qeveritar behet e ditur nga nje komunikate me shkrim te leshuar nga PDK-ja. Te dy lideret u zotuan se do te punojne se bashku per te krijuar nje qeveri efektive transparente demokratike dhe multietnike per ti siguruar Kosoves te ardhmen saj evro-atlantike.
INA/NOA