Nisin negociatat me Çekinë për statusin e kandidatit
Qeveria shqiptare ka nisur negociatat me presidencën çeke edhe pse nuk ka një datë të saktë për aplikimin e statusit të kandidatit për në BE. Burime pranë Këshillit të Ministrave bëjnë me dije se deri në fund të muajit shkurt Shqipëria duhet të ketë dorëzuar aplikimin në Bruksel, ndërkohë që nga ana tjetër Kryeministri citon se "ju e dini që mua nuk më dëgjoni kurrë të citoj data dhe përqindje. Të gjithë datat dhe përqindjet i marr nga të tjerët dhe këtë e kam si rregull". Kreu i qeverisë e cilëson ratifikimin si një avantazh shumë të madh duke sqaruar se
"do të fillojmë negociatat me presidencën çeke të Bashkimit Evropian dhe do të diskutojmë më pas për kohën e paraqitjes së aplikimit". Disa ditë më parë, kreu i qeverisë ka pritur në zyrën e tij ambasadoren e çekisë në Tiranë duke caktuar piketat e fundit që duhet të ndjekë Shqipëria për të marrë statusin e kandidatit. Kreu i qeverisë përshëndeti përfundimin e procesit të ratifikimit të MSA-së nga 27 vendet anëtare të BE-së. Kryeministri e cilësoi këtë hap si dëshmi të suksesit të reformave të qeverisë. "Në rast se procesi i parahapjes së negociatave dhe ai i negociatave për firmosjen e marrëveshjeve zgjati nga vitit 1999 deri në vitin 2005-2006, duke u shndërruar në procesin më të gjatë në historinë e Bashkimit Evropian, procesi i firmosjes dhe ratifikimit nga 27 vende anëtare të Marrëveshjes së Stabilizimit-Asocimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian u realizua në një kohë tre herë më të shkurtër", theksoi Berisha.
Shefi i ekzekutivit shtoi gjithashtu se marrja e ftesës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe përfundimi i procesit të MSA-së përbën një sukses madhor në rrugën e integrimit në Evropë dhe në strukturat euroatlantike. Reformat në drejtësi dhe lufta me tolerancë zero të krimit të organizuar dhe korrupsionit dëshmoi suksesin e qeverisë në arritjen e objektivave përbëjnë bazën ligjore për Shqipërinë për të merituar statusin e kandidatit për në BE u shpreh Kryeministri Berisha. "Firmosja u bë e mundur, sepse suksesi i Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit e renditi vendin në një nga 10 vendet më të suksesshme të planetit në këtë luftë vitin që kaloi", shtoi Berisha. Kryeministri bëri me dije se ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe raporti i Komisionit Evropian për vitin 2008, përbëjnë bazën ligjore për Shqipërinë, për të merituar statusin e kandidatit. "Këto janë dëshmi e maturimit të saj, për të fituar statusin e kandidatit për vend anëtar të Bashkimit Evropian", theksoi ai. Kryeministri premtoi se 28 qershori do të jetë dita ku shqiptarët do të votojnë në një proces të denjë për moralin e tyre qytetar dhe si të gjithë evropianët. Sipas Berishës, në zgjedhje do të votohet me kartat e identitetit ose me pasaportat aktuale.