Nisin punimet në autostradën Tiranë – Durrës
Autostrada Tiranë-Durrës i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë. Punimet kanë nisur pak ditë më parë dhe janë parashikuar të përfundojnë pas pesë muajsh. Për këtë arsye, trafiku dhe qarkullimi i automjeteve do të bëhet në një korsi, i alternuar. Sipas burimeve nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ndërhyrja konsiston në riparimin e pjesshëm të shtresave asfaltike dhe sistemimin e kanaleve anësore nga Tirana deri në Vorë. Punimet po kryhen nga dy kompani. Aktualisht ka nisur puna në njërin krah të autostardës, në krahun e djathtë, atë që shkon nga Tirana drejt Durrësit duke filluar nga Mbikalimi i Kamzës deri te Mbikalimi i Dajlanit, në një gjatësi prej 30 km për të kaluar më pas në krahun tjetër të saj. Sipas burimeve nga kjo ministri, për këtë vit janë planifikuar ndërtimi i një sëri rrugëve të reja në vend. Ashtu si vitet e kaluara, edhe këtë vit pjesa më e madhe e fondit për investime janë destinuar për projekte të infrastrukturës rrugore.