E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Politika po lë nxënësit pa shkollë”

 

“Mosmiratimi i buxhetit sjell pasoja mbi të gjitha për qytetarët”. Kështu reagoi dje nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eduard Shalsi. “Një shembull është pikërisht shkolla e re “Pal Ëngjëlli”, ku nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle janë të detyruar të vuajnë pasojat e mungesë së energjisë elektrike në shkollën e tyre”, tha ai. Nënkryetari shtoi se shkolla e re duhet të lidhë kontratën e energjisë, por fatkeqësisht prej ditësh për fëmijët e mësuesit e saj s’ka drita, sepse buxheti që mbulon shpenzimet e reja të qytetit për vitin 2009 u rrëzua nga Sali Berisha e Ilir Meta. “A nuk është revoltuese që për një pseudofitore politike të Sali Berishës e Ilir Metës në sallën e Këshillit Bashkiak, duhet të paguajnë fëmijët e mësuesit e kësaj shkolle?!”, tha Shalsi. Ai nënvizoi  se ka ardhur  koha që t’i jepet fund politikës së politikanëve, që u fikin dritat fëmijëve për të bërë të pakënaqur prindërit, “T’i japim fund politikës që bllokon kthimin mbrapsht te qytetarët, të parave të mbledhura në arkën e Bashkisë, përmes investimesh e shpenzimesh që përmirësojnë jetën tonë të përbashkët”, theksoi nënkryetari i Bashkisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›