Nisin punimet për bllokun 51 në Tiranë
Bashkia e Tiranës nisi rregullimin e infrastrukturës në bllokun 51, zonë që ndodhet në lagjen “Don Bosko”. Kryetari i Bashkisë Edi Rama, i pranishëm në fillimin e punimeve, u shpreh se së shpejti banorët e këtij blloku, falë ndërhyrjeve që do të bëjë bashkia, do të ndihen më në fund pjesë e kryeqytetit. “Përtej politikës së interesave dhe sherreve, politika jonë është në shërbim të qytetarëve dhe kjo politikë e re, na ka sjellë këtu që këta njerëz falë investimeve do të ndihen më në fund kryeqytetas”, tha Rama. E gjithë ndërhyrja në bllokun 51, që përfshin rrugën “Don Bosko”, “Jordan Misja” dhe një segment të Unazës, do të shoqërohet me mbjellje pemësh dekorative, shtim të sipërfaqeve të gjelbra, rregullimi i rrjetit elektrik, si dhe me krijimin e vendeve për parkim.