Te “Partizani”vijnë laboratorë të rinj
Pajisja me laboratorë virtualë e të gjitha shkollave në kryeqytet, po ndihmon nxënësit të jenë më aktivë në orët mësimore ku vihet në punë videoprojektori. Së fundmi ata janë instaluar edhe në gjimnazin “Partizani” në kryeqytet. Mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle kanë zgjedhur punën në grupe për të bërë përsëritjen e kapitujve të disa lëndëve. Nga sa bën me dije Ministria e Arsimit të gjitha shkollat e vendit do të pajisen me laboratorë virtualë, që do të shërbejnë për ta bërë lëndën sa me të lehtë dhe të asimilueshme. Shpërndarja e laboratorëve nga ana e Ministrisë së Arsimit ka vijuar edhe në qytetet Lushnje, Lezhë, Vlorë dhe Fier. Rreth 2000 kompjuterë të rinj do të shpërndahen në 1081 shkolla, 360 prej të cilave janë në Tiranë.