E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin sot punimet për Xhaminë e re të Tiranës

20-04-2013 / Gazeta 55

Ditë historike për besimtarët myslimanë të Shqipërisë

Dita e sotme për myslimanët e Shqipërisë do të jetë një nga ditët më festive të këtyre 20 viteve të fundit. Ata do të vendosin ne sheshin e Namazgjasë, gurin e parë për ndërtimin e Xhamisë së Madhe.
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça doli vete për të ftuar jo vetëm besimtaret myslimane, t’i bashkohen kësaj ceremonie festive. “Komuniteti Mysliman njofton mbarë besimtarët dhe qytetarët e tjerë që të marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe të Tiranës. Kjo ceremoni do të zhvillohet të shtunën në orën 10.00, në vendin e quajtur Namazgja, ku dhe do të ndërtohet xhamia e shumëpritur nga të gjithë”, tha dje Selim Muça. Kryetari i Komunitetit Mysliman, e cilësoi si historike ditën e nisjes së ndërtimit të Xhamisë së Madhe.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›