Kapiteni Terri, përjetë me Çelsin
Xhon Terri ka deklaruar se nuk do të largohet nga Çelsi në merkaton e verës. Mbrojtësi i Kombëtares angleze është një prej objektivave kryesore të sheikëve të Mançester Sitit, por ai hodhi poshtë çdo mundësi transferimi. "Nuk dëshiroj të largohem nga Çelsi, asnjëherë", deklaroi 28-vjeçari. "Luaj me këtë skuadër që prej moshës 14 vjeç dhe nuk kam ndërmend të transferohem në asnjë klub tjetër. Objektivi im është që të vazhdoj të fitoj trofe me Çelsin edhe në të ardhme".