ISKSH: Shërbimet e reja të poliklinikave
Lidhen kontratat e reja mes poliklinikave, qendrave shëndetësore dhe Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Një paketë e re shërbimesh, rregulla të reja dhe metoda të studiuara nga grupet e interesit gjatë këtyre viteve, do të zbatohen duke nisur nga ky vit në 413 qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Në këtë kontratë janë parashikuar të drejtat e pacientit, mënyra si duhet të plotësohen dokumentacionet, manuali i vizitave, barnat që duhet të përdoren për shërbime të ndryshme, si dhe të gjitha "ofertat" shëndetësore për të cilat paguan financuesi i madh, kujdesi shëndetësor. Kontrata e re e vitit 2009 saktëson rolin e drejtuesit të qendrës shëndetësore, duke vënë theksin dhe te përgjegjësitë që ai ka. Një pikë tjetër e rëndësishme e kësaj kontrate është dixhitalizimi i aktivitetit të përditshëm të stafit mjekësor, si një element kyç për monitorimin e qendrave shëndetësore. Paketa e re e shërbimeve shëndetësore në shërbimin parësor përfshin edhe listën e barnave të urgjencës që duhet të ketë qendra shëndetësore. Kjo listë standardizon këtë shërbim në të gjithë vendin, përcakton emrat e 68 barnave dhe materialeve të konsumit.
Shërbimet e paketës
Shërbimet që do të ofrohen në qendra shëndetësore do të jenë: urgjencat, kujdesi shëndetësor për fëmijën, kujdesi shëndetësor për gratë dhe riprodhimin, trajtimi për të rriturit.
Promocioni për kujdesin shëndetësor, trajtimi klinik i të moshuarve dhe trajtimi shëndetësor mendor, janë shërbime të reja të paketës, për të cilat është detajuar edhe kostoja përkatëse.
Sipas shërbimeve janë ndarë të gjitha fushat e trajtimit në kategori. Për të gjitha këto është përcaktuar një protokoll mjekimi, aftësitë që duhet të ketë stafi mjekësor për të ofruar kujdes shëndetësor dhe nga ana tjetër është sistemuar edhe lista e analizave, ekzaminimet, që futen në secilin lloj shërbimi që ofron paketa e ISKSH-së. Në këtë kontratë është përcaktuar që aktiviteti i përditshëm i stafit mjekësor do të raportohet me anë të formularit të vizitës dhe procedurave mjekësore.
Në kontratë është përcaktuar edhe ndërrimi i kategorive për mjekët e familjes, të cilët punojnë si pediatër dhe mund të kalojnë me dëshirën e tyre si mjek familje për të gjitha moshat, kjo me qëllim që Kujdesi Shëndetësor të thjeshtëzojë kalimin drejt një kategorie mjekësh familjeje për të gjitha moshat.
Ndryshimet e 2009-ës
Janë përcaktuar karakteristikat e qendrave shëndetësore, kujdesit shëndetësor parësor, janë përfshirë të drejtat dhe detyrat e pacientit. Në kapitullin shërbimet bazë, për çdo shërbim janë përcaktuar këto etapa: përshkrimi, rastet që trajton, kujdesi parandalues dhe edukimi i pacientit. Janë përcaktuar aftësitë që duhet të ketë personeli shëndetësor, standardet që duhet të zbatohen, pajisjet e duhura, mjekimet dhe materialet e konsumit që nevojiten, dokumentacioni mjekësor që duhet të plotësohet.
Një listë ndryshimesh të tjera janë parashikuar për vitin 2009-të. Kujdesi për rastet urgjente është ndarë në shërbim me një turn dhe tre turne, për të dhënë mundësinë që qendrat shëndetësore sipas një liste të përcaktuar nga ISKSH dhe ministri, me marrëveshje të kenë mundësi që të organizojnë punën. Sipas ndryshimeve, kujdesi shëndetësor për të rriturit është ndarë në tri pjesë, për shkak të karakteristikave të sëmundshmërisë që kanë: të rritur 14 deri në 65 vjeç, për të moshuarit mbi 65 vjeç, si dhe kujdesi shëndetësor mendor. Janë përcaktuar saktë aktivitetet që duhet të kryejë stafi mjekësor për promocionin dhe edukimin shëndetësor, që janë elemente të pagesës së mjekut. Sipas udhëzimit është përcaktuar "Shpërblimi i mjekut të përgjithshëm e të familjes", "Shpërblimi mujor për detyrime të përgjithshme profilaktike e higjieno-sanitare" dhe shërbime shëndetësore parandaluese, 11 mijë lekë. Lorina Mixha
Tabelë 1
1. KUJDESI NË RASTET E URGJENCËS
2. KUJDESI SHËNDETËSOR PËR FËMIJËT
3. KUJDESI SHËNDETËSOR PËR TË RRITURIT
4. KUJDESI SHËNDETËSOR PËR GRATË DHE SHËNDETI RIPRODHUES (SHR)
5. KUJDESI SHËNDETËSOR PËR TË MOSHUARIT
6. KUJDESI SHËNDETËSOR MENDOR
7. PROMOCIONI DHE EDUKIMI SHËNDETËSOR
Tabelë 2
Kujdesi për të rriturit:
Hipertensioni
Dhimbjet e gjoksit
Angina/sëmundja e ishemisë së zemrës
Insuficiencë kardiake
Diabeti
Infeksionet e aparatit urinar
Anemia
Astma
Dhimbjet akute të mesit
Depresioni
Ankthi
Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes te të rriturit
Problemet e lëkurës
Problemet e prostatit
Dhimbjet e kokës
Artriti, ose dhimbjet e kyçeve
Kujdesi për fëmijën:
Monitorimi i rritjes dhe zhvillimit të fëmijës
Imunizimi
Shëndeti i gruas dhe kujdesi shëndetësor riprodhues:
Planifikimi familjar
Sëmundjet ose infeksionet seksualisht të transmetueshme
Vizita e gjirit
Analiza e qafës së mitrës
Menopauza
Shtatzënia normale
Diagnostikimi klinik dhe mjekimi gjatë shtatzënisë
Kujdesi pas lindjes
Shërbimet parandaluese
Kujdesi për rastet urgjente:
Menaxhimi fillestar dhe stabilizimi i problemeve urgjente:
Ataket e zemrës
Dhimbjet e gjoksit
Frakturat
Kujdesi për gërvishtjet/plagët