Eurodeputeti Chountis në Tiranë, mbështetje për statusin e kandidatit

Eurodeputeti grek, Nikolaos Chountis i ka kërkuar partive shqiptare që të mos e kthejnë imunitein në nje cështje politike dhe përfitimi. Gjatë një takimi me kryetaren e Parlamentit tha se kufizimi i mbrojtjes ligjore duhet të jetë cështje e të gjithëve, pasi prek interesat e qytetarëve. Për këtë arsye ai tha se duhet konsesus politik.
Për këtë cështje kryeparlamentarja Topalli konfirmoi vullnetin e mazhorancës për të përdorur të gjitha mjetet që vë në dispozicion ligji dhe Kushtetuta e vendit për të finalizuar këtë nismë të rëndësishme.
Ndërsa e cilësoi një cështje kyce vendosur nga Bashkimi Europian, zonja.Topalli tha se mazhoranca pret reagimin pozitiv të opozitës, për ta miratuar atë në Parlament, pasi sipas saj mosmiratimi i kësaj nisme nga opozita, sigurisht që do të ketë kosto politike për të. Ndërkaq Eurodeputeti Chountis rikonfirmoi mbështetjen e Parlamentit Europian për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa vlerësoi përparimin që është shënuar kohët e fundit në finalizimin, siç tha ai, të shumë detyrave që Brukseli ka vënë ndaj vendit tonë.
Për këtë arsye Chountis u shpreh se shumica e deputetëve në PE janë në favor të integrimit dhe të marrjes statusit kandidat nga Shqipëria këtë vit. Kryetarja Jozefina Topalli dhe Eurodeputeti Chountis diskutuan lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, në funksion të plotësimit të rekomandimeve të Komisionit Europian, ku u vlerësua trendi pozitiv i ecurisë së reformave në këtë drejtim.
Eurodeputeti Chountis ndodhet në Tiranë në kuadër të përgatitjeve të rezolutës së Parlamentit Europian për integrimin europian të Shqipërisë dhe pritet të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit, institucioneve si dhe partive politike.