E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma e qeverisë “Berisha” për dhënien e shtetësisë shqiptarëve në të gjithë botën, jehonë në mediat botërore

05-12-2012 / Gazeta 55

Vendimi i kryeministrit të vendit Sali Berisha për të dhënë shtetësi për shqiptarët etnikë në mbarë botën duke përfshirë miliona në Kosovë dhe vendet tjera fqinje ka ngjallur dhe  interesin e mediave të huaja. 

“Edmonton Journal”  citon kryeministrin Berisha ne mbledhjen e  kabinetit të martën se shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë duhet të "ndjehen si një". Ai theksoi se ky veprim nuk do të shkaktojë pakënaqësi me fqinjët. Një vëmendje të veçante  fjalës se Kryeministri i ka kushtuar dhe e përditshmja  amerikane “Neë England Cable Neës”. Popullata e Kosovës  thuhet  ne artikull  është me shume se 90 % me popullate shqiptare etnike, te cilët përbejnë rreth një të katërtën e popullsisë në Maqedoninë fqinje, ku një kryengritje shqiptare në vitin 2001 solli vendin në prag të luftës civile. 

Mali i Zi dhe Serbia kane me pak popullsi shqiptare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›