E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet ambasadori i Serbisë në NATO

05-12-2012 / Gazeta 55

Branislav Milinkovic, ka ndërruar jetë tragjikisht

Ambasadori i Serbisë në NATO, Branislav Milinkovic, 52 vjeç ka ndërruar jete tragjikisht. Lajmin e ka bere me dije ministria e jashtme e Serbisë. Mediat serbe raportojnë se ai  është vetëvrare  në aeroportin kryesor ndërkombëtar në Bruksel, duke u hedhur nga parkingu, para syve të zv/ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Zoran Vujic, i cili drejton  sektorin për politikën e sigurisë.

Milinkovic kishte mbërritur ne Bruksel për bisedime diplomatike. Shërbimet e emergjencës kane mbërritur menjëherë ne vendngjarje por nuk kane mundur te bëjnë asgjë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen tha në një deklaratë se ai ishte "thellësisht i trishtuar" nga lajmi. "Ambasadori Branislav Milinkovic ishte një përfaqësues shumë i respektuar i vendit të tij dhe eshte nje humbje ne selinë e NATO-s", tha zoti Rasmusen.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›