Basha: Koha për heqjen e vizave, shumë e shkurtër
Shqipëria është shumë pranë heqjes së barrierës së vizave me BE-në.
Ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, pas takimit me homologun e tij qipriot, Markus Kyprianou, deklaroi se "koha që na ndan nga heqja e vizave me BE-në është e shkurtër". "Jemi plotësisht optimistë se koha që na ndan nga heqja e vizave për qytetarët shqiptarë, për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, do të shkurtohet. Ndonëse nuk jemi në gjendje të përcaktojmë një datë ekzakte, gjithsesi theksoj se spekulimet lidhur me afatet për këtë çështje janë tërësisht të pabazuara. Por, zv.presidenti i KE-së, Franko Fratini, është shprehur optimist në përmbylljen me sukses të këtij procesi, brenda mandatit të Presidentit të KE-së, Jose Manuel Barroso", tha ministri Basha gjatë konferencës për shtyp. Sipas tij, dorëzimi i Udhërrëfyesit për Vizat nga ana e zyrtarëve të BE-së, ishte një ngjarje me rëndësi të madhe në historikun e marrëdhënieve Shqipëri-BE. "Në mars të këtij viti, zv.presidenti i KE-së, Fratini, erdhi në Tiranë për të hapur dialogun për liberalizimin e vizave. Ndërkohë, në më pak se tre muaj, më vonë BE dhe Shqipëria finalizuan dokumentin për heqjen e detyrimit për viza, qytetarëve shqiptarë", deklaroi Basha. Sipas ministrit, kjo është "shprehje e vullnetit politik të BE-së, si dhe stadin e zhvillimit të marrëdhënieve të saj me Shqipërinë, duke njohur kështu në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke përparimin që vendi ynë ka bërë në të gjitha fushat që lidhen me integrimin, si lëvizja e lirë e qytetarëve, siguria e kufirit, siguria e dokumenteve, lufta pa kompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar, konsolidimit të shtetit ligjor". Ministri i Jashtëm qipriot në takimet e zhvilluara me homologun e tij, Basha, por edhe me Presidentin Topi, kryeparlamentaren Topalli dhe Kryeministrin Berisha, ka kërkuar rritje të pranisë së investimeve qipriote në vend. Ai shprehu vullnetin e plotë të qeverisë së Qipros për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat me Shqipërinë dhe për të çuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve. b.h