E Diel, 1 Nëntor 2026

Njazi Kosovrasti: Sot nis nga puna procesi i rinumërimit të votave të kontestuara

18-06-2011 / Gazeta 55

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti tha sqaroi dje, pas mbledhjes së KQZ-së, se pasi palët politike të jenë njohur me vendimin e Kolegjit Zgjedhor të Apelit, Komisioni do të nisë nga puna numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara. “Lidhur me atë që, kur mund të fillojë numërimi, pasi nuk u vendos sot, numërimi mund të fillojë dhe nesër. Kemi një urdhërim të Kolegjit Zgjedhore dhe KQZ duhet ta zbatojë. Në kutitë e pahapura do kërkohen fletët e votimit të kontestuara, por edhe të pavlefshme. Do të rivlerësohen dhe numërohen vetëm fletët e votimit të hedhura në kutinë e gabuar”- u shpreh Kosovrasti. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti deklaroi se në projekt-akti është parashikuar qartë edhe mënyra e organizimit të punës për numërimin e fletëve të votimit që parashikohen të numërohen. “Në projekt akt është parashikuar të ngrihen 8 grupe numërimi me vëzhgues të të dyja palëve dhe do organizohet puna në grupe numërimi me nga dy nëpunës të administratës, ndërkohë përfaqësuesit e partive do jenë në rolin e vëzhguesit. Do merren vetëm dy zarfe ai i fletëve të kontestuara dhe të pavlefshme. Do përcaktohet nesër procedura si do veprohet me grupet e numërimit dhe në tabelën e re të vendosur në KQZ do të vendosen rezultatet e dala nga të 4 kutitë. Dhe informacioni do hidhet në tabelën e re që do të miratohet nesër”- tha një ditë më parë, përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti. Duke e vlerësuar vendim e Kolegjit Zgjedhor të drejtë, sipas Kosovrastit në të dy vendimet e tij, ai i ka dhënë të drejtë KQZ-së. “Ajo që është për t’u theksuar është se një ngjarje e re ndodhi në Bashkinë e Tiranës. KQZ filloi një proces, i cili fillimisht u kontestua. Me vendimin e parë Kolegji tha se KQZ bëri punë të mirë dhe tani kërkoi që të shtrijmë numërimin që procesi të jetë i plotë” - theksoi më tej Kosovrasti.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›