Sot Asambleja e Edvinit, Ervinit dhe Griseldës
Në llogoren e Edvinit, me humbjen e bashkisë, tani po trokasin kohë të vështira, prandaj edhe Asambleja është thirrur që të zyrtarizojë lëvizjen “të jetojmë e të punojmë si në rrethim”. Zbulimi i grupeve armiqësore dhe përgatitja e strukturave partiake për “dimrin e ardhshëm” do të drejtohet sipas shembullit të precedentit “Griselda”, duke u përpjekur që zgjidhjet finale të jenë sërish “pa gjak”
Partia Socialiste ka lajmëruar mbledhjen e Asamblesë së saj sot. Prej kohësh, jo vetëm ky forum, por gjithë strukturat e kësaj partie, janë shndërruar në një konglomerat njerëzish, pa ide dhe apo aksione të veçanta politike. Është e tepërt të përmenden këtu “risitë” e këtij konglomerati, sikurse janë Ervini dhe Griselda. Në konfidencë, për familjaritetin që është krijuar prej rreth tri javësh, nuk po ua bashkëngjitim llagapin Rroshi..., por kuptueshëm, fjala është për kryebashkiakun e ri të Kavajës dhe bashkëshorten e vjetër (por “dashnoren” e re) të tij. Pyetja që mund të zërë vend mund të jetë “ç’lidhje kanë Ervini dhe Griselda me Asamblenë e PS-së?”.
Në fakt e ka një lidhje përqasja e tyre me mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së. Lidhja qëndron te fakti i thjeshtë dhe i rëndomtë (i mbetur në tentativë), se në rast se në 1 qershor, do të ishte konfirmuar e-maili i Erion Veliajt për “friends”-at anglisht-folës, saktësisht, rrëmbimi, detyrimi për abort dhe braktisja në një pellg gjaku i Griseldës, ajo së bashku me bashkëshortin e saj (lexo: dashnorin, sipas “neë standard” që ka vendosur bashkëshorti i saj), ata të dy sot do të ishin qendra rreth së cilës do të rrotullohej Asambleja e PS-së.
Por, sikurse ajo fraza sipas së cilës “u prish jania për një kokërr qep”, zelli i tejkaluar i Erion Veliajt, për imazh-nxirje, ngeci për një gjë shumë..., shumë..., të vogël, ndoshta edhe të parëndësishme...: Griselda nuk ishte me barrë. Por gjithsesi, dështimi i Erion Veliajt, nuk e zhvlerëson prezencën e tyre (Ervinit dhe Griseldës), qoftë edhe virtuale, në mbledhje e Asamblesë së PS-së.
“Hija” e tyre do të jetë prezente sot në mbledhjen e Asamblesë, sigurisht jo të nominuar, por si një llum-standard që Edvin Rama ka zgjedhur të “implementojë”, për të siguruar mbijetesën e tij në krye të PS-së, pas humbjes së zgjedhjeve të radhës, ku pritshmëria është që ai duhet të japë llogari, pse jo edhe të paguajë koston...
Për të sqaruar, kjo ka lidhje me kohën që Edvin Rama i ka dhënë vetes këto ditë, që ndërsa çifti Ervin-Griselda zhvendosën aq sa mundën vëmendjen nga halli i Edvin Ramës post humbjes së zgjedhjeve të radhës, sot, ai e ka hipotekuar “armikun” që i shkaktoi humbjen e zgjedhjeve të radhës. Dhe ky armik, veç atij “të brendshmit”, por më i rrezikshme është ai “i jashtmi”. Sigurisht, “tërheqja e vëmendjes” për të cilën Edvin Rama zgjodhi këtë herë Ervinin dhe Griseildën, nuk i dhanë atij rezultatin e pritshëm, sikurse i dha zhurma dhe protesta për vdekjen e rëndomtë aksidentale të Kosta Trebickës, me të cilin e shtyu shumë më gjatë qëndrimin në krye të PS-së.
Por gjithsesi edhe ato pak orë sa të konfirmohej impotenca e Erion Veliajt në lënien shtatzëne të Griseldës, në rrëmbimin e saj, në detyrimin për abort, apo edhe në braktisjen në një pellg gjaku, i mjaftuan Edi Ramës që të shpallë lëvizjen “të punojmë si në rrethim”. Në funksion të saj (pa përmendur reagimin anti-ndërkombëtar të Skënder Gjinushit), “zgjedhja” më e re e Edvin Ramës, ajo e sulmit ndaj “armikut të jashtëm”, që e konsideron Evropën dhe institucionet e saj, si armiqtë e partisë, Edvin Rama ka një hall shumë, shumë më të madh..., që në emër të kësaj ‘armiqësie”, ai të sigurojë mbijetesën në krye të PS-së, pas llogari-kërkimit të radhës për humbjen e zgjedhjeve të radhës prej tij.
“Armiqtë e jashtëm,” sigurisht, kanë edhe “bashkëpunëtorët disidentë”, të cilëve sot, Edvin Rama, ka mundësinë tju komunikojë atyre përjashtimin.
Sa më shumë të përjashtuar të tillë të mundshëm, brenda radhëve të PS-së, aq më shumë Erionë, Ervinë, Griselda, do t’i mundësojnë atij (Edvin Ramës), qëndrimin në krye të PS-së, edhe pas humbjes, e humbjes, e humbjes së zgjedhjeve të radhës...
...