Ardian Kozniku, kandidati numër 1 për Kombëtaren e Kosovës

Gjakovari 40-vjecar, Ardian Kozniku, ish-lojtari i Vllaznimit dhe Prishtinës ka shumë të ngjarë të jetë trajneri i ri Kombëtares së Kosovës. Edhe pse lajmi vjen nga faqet e internetit në Kroaci, vend ku jeton aktualisht edhe ish-sulmuesi i Hajdukut të Splitit, ende nuk mund të thuhet asgjë zyrtare. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokri, pritet të emërojë së shpejti Këshillin Profesional pranë FFK-së, për të vlerësuar punën e kryer nga tekniku aktual Edmond Rugova, përpara se të vendosë për emrin ri të bankinës kosovare.
Në garë është edhe Kujtim Shala, ndërsa interesant është fakti se kandidatura e Koznikut, i cili ka luajtur gjatë karrierës së tij 14-vjecare edhe në Francë me Lë Havër e Bastian, sponsorizohet nga emri i dytë më i madh i trajningut kroat, Miroslav Blazhevic, i njohur edhe si armiku më i madh i Oto Baricit.
"A mund të jetë Ardian Kozniku trajneri i Kosovës në futboll? Në të vërtetë, ai vecse është përmendur si kandidat. Pse jo, Kozniku është i ri, ambicioz, ka dëshirë të punojë, ndërkohë që edhe e njeh më së miri mentalitetin atje. Edhe une do t'ua propozoja njerezëve në Prishtinë", - thotë Ciro Blazhevic për faqen kroate sportal.hr.
Kozniku ka luajtur edhe me përfaqësuesen e Kroacisë: 7 ndeshje, 2 gola.Kozniku ka luajtur edhe me përfaqësuesen e Kroacisë: 7 ndeshje, 2 gola. Edhe Albert Bunjaku, trajneri që ka drejtuar në Suedi FC Kalmarin është përmendur nga media si një kandidaturë.