Bllokohen 247 gramë kokainë dhe arrestohen dy trafikantë
Informacionet e siguruara nga
agjentët e antidrogës kanë
mundësuar realizimin me sukses
të një operacioni të shpejtë
të Policisë së Qarkut të Elbasanit.
Në orët e vona të së martës,
është bërë e mundur kapja e 247
gramëve lënde narkotike, e cilësuar
si e llojit kokainë. Sipas
burimeve zyrtare të policisë, në
kuadër të operacionit të koduar
"Skampa" është bërë i mundur
arrestimi në flagrancë i dy personave
nga qyteti i Pogradecit,
njëri prej të cilëve aktualisht është
me banim në Babrru të rrethit
të Tiranës. Burimi në fjalë saktëson
se në orën 06.00 të mëngjesit
të djeshëm është ndaluar 31-
vjeçari Dritan Hamolli nga qyteti
i Pogradecit, por me banim në
Babrru dhe 41-vjeçari Edmond
Memeli, banues në lagjen
numër 2 të qytetit të Pogradecit.
Një kontroll i planifikuar rreth
orës 22.30 të së martës, në mjetin
tip "Peugeot" me targa
TR5077P, në pronësi të Hamollit,
ku udhëtonte edhe 41-vjeçari
Memeli, policia ka gjetur dhe
sekuestruar në cilësinë e provës
materiale 247 gramë lëndë
narkotike, e përcaktuar si e llojit
kokainë dhe e paketuar në një
qese plastike me ngjyrë të
bardhë. Ndërkohë, inspektorë të
seksionit të luftës kundër
lëndëve narkotike në Drejtorinë
e Policisë së Qarkut të Elbasanit
pohojnë se po punohet me intensitet
për identifikimin dhe
goditjen e personave të tjerë të
përfshirë në këtë ngjarje kriminale,
po në kuadër të detyrave të
operacionit "Skampa". Të dy personat
janë ndaluar nën akuzën
"Prodhim dhe shitje e lëndëve
narkotike e kryer në bashkëpunim",
ndërsa prokuroria po
punon për dokumentimin e
plotë të kësaj ngjarjeje dhe personave
të tjerë që mund të jenë
të implikuar në këtë rrjet. Sipas
ekspertëve të policisë, droga e
sekuestruar ka një vlerë prej
rreth 20 mijë eurosh dhe ishte e
destinuar për tregun vendas.
Mendohet se dy shtetasit e arrestuar
do ta çonin drogën në
Tiranë, ku do ta shisnin me doza
personale.
agjentët e antidrogës kanë
mundësuar realizimin me sukses
të një operacioni të shpejtë
të Policisë së Qarkut të Elbasanit.
Në orët e vona të së martës,
është bërë e mundur kapja e 247
gramëve lënde narkotike, e cilësuar
si e llojit kokainë. Sipas
burimeve zyrtare të policisë, në
kuadër të operacionit të koduar
"Skampa" është bërë i mundur
arrestimi në flagrancë i dy personave
nga qyteti i Pogradecit,
njëri prej të cilëve aktualisht është
me banim në Babrru të rrethit
të Tiranës. Burimi në fjalë saktëson
se në orën 06.00 të mëngjesit
të djeshëm është ndaluar 31-
vjeçari Dritan Hamolli nga qyteti
i Pogradecit, por me banim në
Babrru dhe 41-vjeçari Edmond
Memeli, banues në lagjen
numër 2 të qytetit të Pogradecit.
Një kontroll i planifikuar rreth
orës 22.30 të së martës, në mjetin
tip "Peugeot" me targa
TR5077P, në pronësi të Hamollit,
ku udhëtonte edhe 41-vjeçari
Memeli, policia ka gjetur dhe
sekuestruar në cilësinë e provës
materiale 247 gramë lëndë
narkotike, e përcaktuar si e llojit
kokainë dhe e paketuar në një
qese plastike me ngjyrë të
bardhë. Ndërkohë, inspektorë të
seksionit të luftës kundër
lëndëve narkotike në Drejtorinë
e Policisë së Qarkut të Elbasanit
pohojnë se po punohet me intensitet
për identifikimin dhe
goditjen e personave të tjerë të
përfshirë në këtë ngjarje kriminale,
po në kuadër të detyrave të
operacionit "Skampa". Të dy personat
janë ndaluar nën akuzën
"Prodhim dhe shitje e lëndëve
narkotike e kryer në bashkëpunim",
ndërsa prokuroria po
punon për dokumentimin e
plotë të kësaj ngjarjeje dhe personave
të tjerë që mund të jenë
të implikuar në këtë rrjet. Sipas
ekspertëve të policisë, droga e
sekuestruar ka një vlerë prej
rreth 20 mijë eurosh dhe ishte e
destinuar për tregun vendas.
Mendohet se dy shtetasit e arrestuar
do ta çonin drogën në
Tiranë, ku do ta shisnin me doza
personale.