E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i OKB: Shqipëria e marijuanës

Në raportin për luftën
kundër trafikut të lëndëve
narkotike, Organizata e
Kombeve të Bashkuara nuk e përfshin
Shqipërinë në listën e vendeve
problematike, megjithatë mbetet
vend transit për drogën. Analisti
pranë zyrës së OKB-së për drogën
në Vjenë, Thomas Pietschman, tha
gjatë një interviste për BBC-në, se
Shqipëria tani nuk është në mes
vendeve më problematike për sa i
përket trafikimit të drogës,
megjithëse, sipas tij, ka ende probleme,
pasi vazhdon të jetë vend
transit. "Shqipëria është vend transit
dhe vazhdon të jetë vend transit.
Ajo që po shohim ne tani është se
opiumi që vjen nga Afganistani shkon
në Iran, në Turqi, më pas në
Bullgari dhe nga Bullgaria në Shqipëri,
për të vazhduar për në Itali.
Ky ka qenë tipari klasik në vitet e
fundit dhe kjo nuk ka ndryshuar", u
shpreh analisti Pietschman.
Në një intervistë për BBC në
shqip, Pietschman thotë se Shqipëria
tani nuk është në mes
vendeve më problematike për sa
i përket trafikimit të drogës,
megjithëse, sipas tij, atje ka ende
probleme, pasi vendi vazhdon të
jetë vend transit.
Si e konsideron Shqipërinë
zyra e OKB-së për drogën?
Shqipëria pati një rritje të
madhe të trafikimit të drogës
gjatë periudhës 2000-2004. Pas
kësaj periudhe, fatmirësisht nuk
është më në listën prioritare të
shqetësimeve. Ajo që po shohim
ne tani mbeten problem trafikantët
shqiptarë në Itali, në vendet
e ish-Jugosllavisë, në Zvicër,
Gjermani, Austri, si dhe në pjesën
tjetër të Evropës.
Shqipëria shpesh cilësohet
nga organizata ndërkombëtare
dhe shtypi si vendi transit i heroinës...
Shqipëria, qartë, është vend
transit dhe vazhdon të jetë vend
transit. Ajo që po shohim ne tani
është se opiumi që vjen nga Afganistani
shkon në Iran, në Turqi,
më pas në Bullgari dhe nga Bullgaria
në Shqipëri, e vazhdon për
në Itali. Ky ka qenë tipari klasik në
vitet e fundit dhe kjo nuk ka ndryshuar.
Ajo që ka ndryshuar është
se numri i trafikantëve dhe sasia e
trafikut që kryhet nga Shqipëria ka
rënë në vitet e fundit dhe këtu flas
për periudhën pas vitit 2004.
Ǒkarakteristika të tjera keni
vënë re ju, veç kësaj tregtie të
drogës. Për çfarë droge tjetër
përmendet Shqipëria?
Shqipëria përmendet si vend
prodhues i marijuanës. Pjesa më
e madhe e kanabisit që gjendet
në Greqi dhe Itali vjen nga Shqipëria.
Të njëjtën gjë shohim
edhe në Serbi, Kosovë e Bullgari.
Te të gjitha, burimi është Shqipëria.
Si mund ta përshkruani bashkëpunimin
që keni pasur ju si organizatë
e OKB-së me qeverinë
në Shqipëri?
Mund të them se bashkëpunimi
është përmirësuar në vitet e
fundit. Megjithëse fatkeqësisht
nuk është në nivelet e vendeve të
tjera. Pjesërisht kjo ka të bëjë me
fondet që ka qeveria e Shqipërisë.
Pjesërisht është edhe problemi se
Shqipëria ende nuk përfaqësohet
në disa organizma dhe takime të
rëndësishme, siç është takimi i
krerëve të agjencive për zbatim të
ligjit. Është për të ardhur keq, pasi
e vështirëson shkëmbimin e informacionit.
Cila është pikëpamja juaj, a
do të ketë progres?
Në përgjithësi, ne jemi optimistë
se gjërat do të shkojnë më
mirë, pasi edhe tani situata ka filluar
të përmirësohet në Ballkan.
Shqipëria definitivisht nuk është
më ndër vendet më të këqija për
momentin, siç ishte disa vite më
parë. Gjërat po përmirësohen. Ne
jemi optimistë se rryma pozitive
do të vazhdojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›