E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykimi i Metës, prokuroria kërkon dy vite burg

Prokuroria ka dhënë pretencën për Ilir Metën. Për ish-zv.kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim është kërkuar dy vite burg. Përveç dënimit me heqje lirie, prokuroria ka kërkuar dhe një gjobitje me vlerë 1 milion lekë.

*   *   *

Pas konferencës për shtyp të Ilir Metës ka reaguar Dritan Prifti. Kreu i LSI-së pasi e cilësoi gjyqin ndaj tij si çështje ordinere dhe të mbyllur dhe tha se nuk është e vërtet se LSI ka mbledhur kryesin e Tiranës ku janë shfaqur pasazhe të videos Prifti-Beqiri.

Nuk ka ndonjë mbledhje kryesie të LSI-së që të jetë zhvilluar dhe jam i habitur me imagjinatën tuaj por ndoshta nuk kemi burime të sakta të informacionit, tha Meta.

Në deklaratën e tij Prifti thekson se këtë gjë Meta e ka bërë si presion ndaj tij, një ditë para dhënies së pretencës në gjykatë.

Sot Ilir Meta ka dalë konferencë shtypi për të folur për prioritetet e LSI-së dhe se ky do jetë vit suksesesh për shqiptarët. Ky hajdut hipokrit sot ka shfaqur në një mbledhje të LSI paradite disa pjesë të shkëputura dhe pa zë të videos Prifti-Beqiri. Ky hajdut me çizme përpiqet të bëj shantazh ndaj meje një ditë para pretencës që do jepet nesër nga prokuroria në gjyqin ndaj tij, shprehet Prifti.

Lidhur me anashkalimin e çështjes së hapur gjyqësore, Prifti është shprehur se pasi të mbyllet kjo çështje do të publikojë të plotë videon Prifti-Beqiri.

Sa të mbyllen hetimet shqiptareve do ja tregoj unë këtë video. Do ti tregoj pjesët me zë dhe figurë që censuron Meta dhe si ai trajton marrëdhëniet me miqtë dhe ndërkombëtarët. Meta ska shpëtim. Pasi tja mbyllë gjykata me leke këtë çështje, atij do ti hapet tjetra menjëherë. Do tju tregoj me zë dhe figurë vjedhje të reja dhe të vjetra të çiftit Meta-Kryemadhi. Ska burrë k***e që më bën mua shantazh. Do ishte mirë që kryesia ta dëgjonte videon me zë dhe të plotë për të kuptuar se cili është kryetari i tyre. Unë angazhohem që 2012 të jetë viti i transparencës dhe të vërtetës për çdokënd që pretendon të qeverisë këtë vend, thuhet në deklaratën e Priftit.

*   *    *

Meta do rikandidojë për një mandat të tretë edhe pse thyhet statuti i partisë

Lëvizja Socialiste për Integrim edhe pse është një parti fraksioniste e dalë nga PS-ja “për shkak të mos funksionit të rregullave të lojës brenda partisë tashmë po i lejon edhe vetës thyerjen e këtyre rregullave.

Ilir Meta – kryetari i saj që prej themelimit të LSI-së në vitin 2004 – ka deklaruar publikisht se do të garojë për një mandat të tretë në krue të LSI-së edhe pse statuti nuk ia lejon një gjë të tillë.

Në kushtetutën e LSI-së thuhet se Kryetari zgjidhet një herë në 4 vjet nëpërmjet votimit nga anëtarësia dhe se Kryetari i L.S.I. së nuk mund të zgjidhet në funksion më shumë se dy mandate radhazi. Për këtë Meta e ka gjetur kleçkën, katër vjeçarin e parë (2004-2008) nuk e njeh si mandat.

Tiu them që nuk do të jem do ta merrni si modesti të tepruar dhe ndonjëherë dhe modestia e tepruar gjykohet negativisht. Nuk ka sesi smund të jem. Por, jam i bindur që do të ketë dhe kandidatura të tjera, tha Meta

Më parë, Meta gjithashtu është shprehur se rikthimin e tij si anëtar të kabinetit qeveritar nuk e pengon asgjë edhe pse është nën hetim për korrupsion. Majde ai hetimin e konsideroi çështje “ordinere”.

Nuk jam i gatshëm të merrem me çështje tashmë ordinere që i takojnë vitit të kaluar. Jemi këtu për tu marrë më çështje të mëdha dhe tepër serioze që i takojnë të ardhmes dhe ju siguroj se angazhimi dhe performanca e LSI-së në të gjitha nivelet e qeverisjes do të jetë vërtet tepër premtuese, u shpreh Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›