Prokuroria:2 vjet burg e 1 mln lekë gjobë Metës

Kryetari i LSI Ilir Meta, duke dale nga nje seance ne Gjykaten e Larte
TIRANE-Prokuroria ka kërkuar dënimin me dy vjet burg dhe një gjobë prej 1 milionë lekësh për ish numrin dy të qeverisë, Ilir Meta, njëherësh kreu i LSI-së.
Kërkesa e prokurorisë është bërë sot gjatë seancës së përcaktuar për dhënien e pretencës ceshtjen e video-përgjimit Meta-Prifti.
Data e dhenies se pretences u la qe nga viti i shkuar, pas nje sere seancash te mbajtura per kete ceshtje.
Sot prokuroria ka thene fjalen e saj, pas shumë seancash dhe ekspertizash që i janë bërë videos, duke e akuzuar Meten per favorizim te koncensioneve.
Avokatët e ish-zëvendëskryeministrit kanë kundërshtuar pjesën më të madhe të provave të paraqitura nga Prokuroria e Përgjithshme para trupit gjykues.
Nderkohe, vetem nje dite me pare, kreu i LSI-se, Ilir Meta e quajti çështje ordinere, e cila i takon vitit të kaluar.
Nuk jam i gatshëm të merrem me çështje ordinere, që i takojnë vitit të kaluar. Jemi ketu për tu marrë me çështje që i takojnë të ardhmes. Angazhimi i LSI-së këtë vit do të jetë tepër premtues- tha Meta.