E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton te vetevritet arrestohet

Një 45 vjeçare nga qyteti i Lushnjës ka tentuar të hidhet nga pallati duke e justifikuar këtë me problemet familjare. Gruaja me emrin Mjaftoni Tabaku, nënë e tre fëmijëve ka hipur në një pallat 12 katësh në qendër të qytetit të Lushnjës në orën 7.00 të mëngjesit të sotëm.
Ajo ka qëndruar për rreth dy orë mbi pallat, duke shfaqur shenja të thella depresioni. Forcat e rendit në komisariatin e policisë Lushnjë kanë arritur mbi tarracën e pallatit dhe  pas një ore bisedimesh duke mos e bindur 45 vjeçaren të zbresë nga pallati e kanë prangosur forcërisht.
Duke u bazuar në thëniet e saj , sipas policisë fillimisht gruaja ka pretenduar se ka probleme të pronësisë pa zgjidhur prej 20 vitesh, por më pas 45 vjeçarja ka pranuar se e vërteta e kërcënimit me hedhjen nga pallati janë problemet me bashkëshortin.
Ajo ka vërtetuar se bashkëshorti ka një tjetër lidhje jashtë martesës dhe për këtë qellim ajo ka kërcënuar se do të hidhej nga pallati. Ndërkohë sipas policisë Mjaftoni Tabaku, prej disa vitesh kurohet nga depresioni  dhe është një person i njohur nga organet policore pasi ka një sërë çështjesh penale të hapura me familjarët e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›