E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dehur, vret gruan me automatik

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 10:25

Një 54-vjeçar në gjendje të dehur ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij 44-vjecare.

Krimi i rëndë brenda në familje trondit qytetin bregdetar të Durrësit.

Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 2, të së enjtes, në banesën e çiftit në lagjen numër 8 të këtij qyteti. Kjo lagje është populluar pas viteve 1990.

Autori Agron Hoxha pasi ka qëlluar me automatik në drejtim të gruas së tij Bukurie, 44-vjeçare duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ka tentuar të vetëvritet me të njëjtën armë por është plagosur.

Policia thotë se 54-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e Durrësit, raporton BalkanWeb.

Në vendngjarje oficerët e policisë kanë kryer veprimet hetimore dhe po punohet për të zbardhur detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›