Një Bashkim i madh
Gjatë javëve të fundit, ideja e krijimit të një sistemi evropian tё bashkuar bankar, është “ilaçi”, i cili do tё shërojë euron nga kjo krizë. Por, pavarësisht nga meritat e një bashkimi bankar, propozimet kanë krijuar më shumë pyetje se ç’mund të përgjigjen. Motivimet e atyre që janë përkrahës tё një bashkim bankar, ndryshojnë dukshëm. Për disa, veçanërisht në Evropën Jugore, kjo strategji shihet si një mjet për të zhvendosur barrën e bankave të varfra tek ata me xhepa mё të thellë. Për disa të tjerë, veçanërisht në burokracinë e Bashkimit Evropian nё Bruksel, ajo shihet si një tjetër hap përpara në ndërtimin e një super-shteti evropian. Duke u bazuar nё referencën e Traktatit tё shenjtë të Romës, për një "bashkim edhe më tё ngushtë", teologët e Komisionit Evropian e shohin çdo krizë, si një mundësi për të përparuar agjendën e tyre federaliste. Banka Qendrore Evropiane ka qenë mё e kujdesshme, pse jo edhe më pak entuziaste, duke argumentuar se një bashkim bankar duhet të ketë tre objektiva. Së pari, një mbikëqyrje më e fortë nё zonën euro duhet të forcojë integrimin financiar duke "zbutur pabarazitë makroekonomike" dhe të përmirësoi zbatimin e politikës monetare.
Se si një mbikëqyrës i vetëm i BE-sё do të mundet tё adresojë problemin e pabarazisë nuk është shpjeguar ende, por me siguri ia vlen t’i japësh një shans. Objektivi i dytë duhet të jetë "thyerja e hallkës lidhëse midis bankave dhe sunduesve ", e cila ka qenë një tipar veçanërisht i rrezikshme gjatё vitit të kaluar, ndërsa i treti është "minimizimi i rreziqeve për taksapaguesit përmes kontributeve të përshtatshme nga ana e industrisë financiare". Qëllimi i tretë mund të arrihet nga një shtet nё tjetrin, por ajo sigurisht që është e diskutueshme, se një Evropë e transaksioneve tё gjera financiare tё taksave, do të eliminojë shtrembërimet konkurruese. Si mund tё arrihen këto objektiva kaq tё
vlefshme? Komisioni Evropian ka argumentuar se një sistem i përbashkët bankar me të drejta të plota do të bazohet dhe mbështetet ne katër pika kryesore; Një skemё e vetme për mbrojtjen e depozitave, e cila do tё mbulojë tё gjithë bankat e BE-sё, një autoritet dhe një fond i përbashkët për zgjidhjen, të paktën për bankat e rëndësishme jashtë kufirit; një mbikëqyrës të vetëm evropian për tё njëjtat banka dhe një rregullore uniforme për mbikëqyrjen e kujdesshme të të gjitha bankave në Evropë. Çdokush që ka qenë i përfshirë në mbikëqyrjen bankare mund të kuptojnë mjaft mirё, se këto “katër shtylla” do të kërkojnë një ndërtim tepër tё kujdesshëm. Shumë vendeve individuale u është dashur një brez i tёrё për të zhvilluar skemat e tyre të brendshme. Edhe në këtë rast, tri çështje të mëdha politike ende nuk janë zgjidhur. Së pari, identiteti i mbikëqyrësit të vetëm bankar evropian mbetet i pavendosur dhe BQE ka parë një mundësi për tё marrё mё shumё pushtet. Bankierët qendrorë në Evropë nuk kanё qenё tё kënaqur me mandatin e politikes monetare, dhënë BQE nё bazë tё Traktatit tё Maastrihtit. Mbikëqyrja bankare nuk është përfshirë në mesin e objektivave të BQE-së edhe pse një artikull i traktatit i jep sistemin tё bankave qendrore evropiane, detyrën për te kontribuar në një mbikëqyrje efektive. Ata tani argumentojnë se njё zgjidhje më e thjeshtë do të ishte zgjerimi i kësaj kompetence dhe caktimi i BQE si mbikëqyrësin “de facto” pan-evropian. Ky nuk është rezultati i favorizuar nga Komisioni Evropian, i cili deri me tani ka dhënë “ok” vetëm për Autoritetin Bankar Evropian. EBA është i lidhur ngushtë me Komisionin dhe është parë si kandidat natyror për një rol më të gjerë. Komisioni ka përpara një çështje, por po përballet edhe me një problem. Gjatë Politikes tregtare që i paraprinë krijimit te EBA (së bashku me dy organet ekuivalente ne lidhje me letrat me vlerë dhe sigurimet), u ra dakord që Autoriteti i ri do të vendoset në Londër. Kjo lëvizje duke logjike në atë kohë, por jo nëse roli i EBA-së është vendosur te zgjerohet. Si ka mundësi qё një mbikëqyrës evropian të vendoset jashtë zonës euro? Pyetja e dytë e pazgjidhur është se si do të arrihet një kryqëzim bankar në bazё tё termave ligjore. Ndryshimet në shkallë kushtetuese do të kërkonin një marrëveshje të re evropiane. Por kjo kërkon shumё kohë dhe udhëheqësve evropianë u ka mbaruar koha. Për më tepër, nuk ka asnjë garanci që votuesit e çdo vendi, tё cilët kërkojnë një referendum mbi këtë traktat do të mbështesin ndryshimet dhe do tё jenё pro transferimit tё sovranitetit. Pra, rezultati ka shumё gjasa tё jetё kështu; kryqëzimi bankar i BE-së do të ndërtohet duke përdorur pushtetin ekzistues, duke punuar me mjeshtëri dhe finesё mbi pyetjen dhe çështjen e transferimit tё sovranitetit dhe duke shmangur çdo referencë kundrejt opinionin publik. Pra, mbështetje dhe vartësi nga BQE. Pyetja e fundit është kjo: Një bashkim bankar i këtij lloji, çfarë pasojash do të ketë për tregun e vetëm financiar dhe sidomos për vendet e BE-sё që janë jashtë monedhës së përbashkët. Shumë prej tyre do të nënshkruajnë pa dëshirë, pasi kanë si qëllim që ti bashkohen atyre sa më shpejt të jetë e mundur, pavarësisht nga vështirësitë e euros. Por ky nuk është rasti i Mbretërisë se Bashkuar, ku Londra mbetet qendra më e madhe financiare e kontinentit. Kam frikë se francezët dhe gjermanët e kanë humbur durimin me britanikët trazovaçë dhe janë të gatshëm për të bёrё një marrëveshje. Edhe politikanët skeptike euro-britanikë e shohin këtë si një mundësi për të ndryshuar marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me BE-në; për disa, kjo do të thotë një shans për të negociuar një dalje nga skena. Opinionet në qytetin e Londrës priret të favorizojnë një rrugë të mesme, e cila do të lejojë Mbretërinë e Bashkuar tё kapet nga përfitimet e një tregu të vetëm, pa pranuar rregullat e përbashkëta. Kjo do të jetë e vështirë për t’u arritur. Unë besoj se një bashkim i tillё bankar do të vihet nё punë sё shpejti. Përndryshe, sistemi bankar i eurozonës do të shembet. Por pasojat e një hapi të tillë, pra një eksperimenti Evropian nё fushën e tregtisë së lirë është diçka jetike qё nëse nuk menaxhohet me kujdes, mund të çojë në tërheqjen e Britanisë. Rreziqet politike janë të mëdha dhe rezultati do tё jete ai qё do t’i reflektojё ato.
*Ish-drejtor i “London School of Economics (2003-2011)”
Marrë nga Project-syndicate.com