Një Festival filmi për Nënë Terëzën
“Mother Teresa International Film Festival”, quhet evenimenti i veçantë artistik i cili ka nisur që nga dita e premte në Indi. Kështu, Festivali i Filmit që mban emrin e shqiptares humaniste, të njohur në mbarë botën, Nënë Tereza, dedikuar pikërisht asaj, zhvillohet në një kohë që mbrëmë më 4 shtator bie nata e festës liturgjike të së Lumturuarës shqiptare Gonxhe Bojaxhiu. Kudo në botë e posaçërisht në Indi dhe në trevat shqiptare, festa liturgjike e saj kremtohet me mirënjohje për këtë dhuratë të jashtëzakonshme, siç ishte ajo për mbarë njerëzimin. Festivali në fjalë, siç bëjnë me dije mediat indiane, është i pari i këtij lloji në emër të shenjtores së madhe. Ai përfshin 12 filma, duke përfshirë “Bota e pestë”, si një film i animuar për Nënë Terezën dhe “Në gjurmët e nënës”, i cili është në fakt një vështrim në jetën e Misionareve të Bamirësisë. Si edhe filmat “Me emrin e varfër të Perëndisë” (USA), nga Geraldine Chaplin (vajza e Charlie Chaplin); “Precious Love” (USA) dhe “Zbulesa e Kalkutës” (Francë), një film me tre njerëz të frymëzuar nga Nëna Terezë për të bërë vepra të mëdha. “Janë disa shkolla dhe institucione arsimore, u janë bashkuar festimeve të përvjetorit të lindjes së Nënë Terezës, duke u bërë pjesë e tij”, thotë drejtori i festivalit, Frank Krishnar. Hapja zyrtare për publikun është bërë me filmin “Nënë Tereza”, një poemë epike tri orë, nga Italia, e cila u kthye më vonë në një seri mini-TV. “Ne të gjithë e dimë se çfarë Nënë Tereza i ka dhënë shoqërisë, por sfidat me të cilat ajo u përball për ta bërë këtë, është ndoshta një kapitull i fshehur. Këta filma kanë portretizimin në kryevepër të jetës së saj”, tha Krishnar.