Një anije romake e shekullit II në brigjet shqiptare
Një ekip arkeologësh shqiptarë dhe amerikanë kanë gjetur mbetjet e një anijeje romake jashtë gadishullit të Karaburunit, në bregdetin jugor të Shqipërisë. Hulumtuesit zbuluan një anije që sipas tyre është 30 metra e gjatë në një thellësi prej 50 metra. Besohet se ajo i përket mesit të shekullit të parë dhe shekullit dytë para erës sonë”. Ekspertët thonë se zbulimi mund të sjellë fakte të reja rreth popullsisë së lashtë ilire të bregdetit jugor dhe marrëdhëniet e saj tregtare në Mesdhe. “Ky zbulim shton akoma më shumë besimin tonë se Iliria ka qenë një qendër e rëndësishme tregtare e shekullit II para erës sonë”- tha Dr Jeff Royal i Fondacionit RPM Nautical në një deklaratë për shtyp. Brenda në anije u gjetën gjithashtu mëse 300 amfora të një lloji qeramike të veçantë. Ky zbulim është një dëshmi se bregdeti shqiptar ishte pjesë e një rruge të rëndësishme tregtare, nga Greqia, Italia, Afrika Veriore dhe Mesdheu perëndimor. “Ky zbulim është i rëndësishëm jo vetëm për ekspeditën, por edhe për arkeologjinë nënujore të Shqipërisë,” tha Adrian Anastasi, i Institutit Shqiptar të Arkeologjisë. Financuar nga Fondacioni Nautical RPM, ekspedita ka bërë një sërë zbulimesh nga kohët e lashta, mesjetare dhe moderne në bregdetin shqiptar gjatë pesë viteve të fundit.