?Një ?Krokodil" i dyte, rruga e gabuar?

Një dite pas fjalimit për krizën shqiptare te mbajtur nga komisioneri Stefan Fyle ne Parlamentin Evropian, portali evropian ?Euractiv?, duke cituar disa fraza te tij, i ka bere një analize situatës, duke dale ne përfundim, se tentativa për një ?krokodil te dyte? është një rruge e gabuar, për shkak, se darka e pare rezultoi një dështim diplomatik i Brukselit. ?Sipas diplomateve vizitat e Miroslav Lajcak ne Tirane nuk sollën rezultat. Vete Lajcak raportohet ti ketë thënë Berishës dhe Rames se te dy duhet te ftojnë Fylen ne Shqipëri dhe te bëjnë te pamundurën për ti dhënë fund krizës. Një ftese e tille e dyfishte është e pazakonte për standardet ndërkombëtare, por nuk është një risi ne përpjekjet e BE-se për krizën shqiptare. Majin e kaluar, liderët e dy grupeve me te mëdha politike Shulc dhe Dol, i ftuan dy liderët ne një darke ne Strasburg ku mori pjese edhe Fyle. Megjithatë darka e krokodilit, siç njihet nga zyrtaret e BE-se referuar emrit te restorantit, ishte një dështim diplomatik.? Ne analize ?Euractiv? përcjell gjithashtu mesazhin e dhënë nga Stefan Fyle ne emër te Komisionit Evropian ne seancën e se martës: ?Tonet ne Tirane duhet te ndryshojnë. Spiralja e rrezikshme drejt rënies duhet te përfundojë. Kriza politike duhet te zgjidhet. Përgjegjësinë për këtë e kane te dy liderët politike ne Shqipëri?. Portali evropian thekson se ne qendër te konfliktit janë zgjedhjet e qershorit 2009, ndërsa përcjell apelin e Fyles drejtuar Berishës dhe Rames: ?I pari duhet te krijoje një ambient gjithëpërfshirës politik ne Shqipëri, ndërsa i dyti duhet te punoje për një opozite konstruktive.?
Shpërndaje