E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pitella dhe Severin takohen me Ramen

Kryetari i Partisë Socialiste zhvilloi një tur takimesh ne Strasburg, me zyrtare te Parlamentit Evropian dhe drejtuesit e grupimit te majte ne këtë institucion. Zoti Edi Rama ka ndare me euro parlamentaret shqetësimin për krizën politike ne Shqipëri, duke u ndalur gjate ne zhvillimet e 21 Janarit dhe ka sqaruar pozicionin qe mban opozita ne vend. Zoti Giovani Pitella, qe mban postin e zv/presidentit te pare ne Parlamentin Evropian ka deklaruar pas takimit se ekzekutivi duhet te shmangte me çdo mënyrë gjakderdhjen ne demonstratën e opozitës. Ndërsa numri 2 i grupit te majte ne Parlamentin Evropian, zoti Adrian Severin tha se qeveria ne Shqipëri po dëmton hetimin e ngjarjes se rende. Zoti Severin beri thirrje për organizim dhe zhvillim te zgjedhjeve lokale sipas standardeve, duke pohuar se kishte marre garanci nga lideri socialist Edi Rama se opozita nuk ka ndërmend te bojkote procesin. Kriza ne Shqipëri ishte teme diskutimi ne seancën e se martës ne Parlamentin Evropian.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›