Dilema eksperimenti dhe suksesi politik
Honesta missio Liroheni me nder ndash ishin fjalet latine me te cilat u drejtoheshin centurionet legjionareve romake qe liroheshin pasi kishin kryer sherbimin ushtarak. Jane te njejtat por te thena ne gjuhen angleze me te cilat iu drejtuan oficeret ne komande trupave amerikane te luftimit disa dite perpara.
Megjithate nuk mund te thuhet ende me siguri Misioni u kompletua sic deklaroi Presidenti Bush ne bordin e luftanijes USS Abraham Lincoln 7 vjet me pare pasi vendi ende eshte pre e luftes fetare dhe tribale me nje te ardhme ende ne teh te thikes. Ende mijera trupa amerikane do qendrojne ne teatrin irakian deri ne fund te vitit 2011 me mision keshillimi ose ndihme. Nderkohe dhane frymen e fundit ne kete vend 4.416 amerikane 179 angleze 139 aleate dhe 467 contractors. Moren plage pasojat e te cilave do ti vuajne per shume vite ose per gjithe jeten 31.738 ushtarake. Ndersa ekonomise amerikane i kushtoi rreth 800 miliarde dollare shifer ne te cilen perfshihen shpenzimet direkte. Ne te ardhmen do futen ne kete shume risjellja e ushtrise ne parametrat e paraluftes si dhe rikuperimi dhe mbajtja me pensione te perjetshme te invalideve.
Sillen argumente qe e cilesojne kete lufte si te deshtuar dhe te panevojshme te nisur me pretekstin e armeve te shkaterrimit ne mase te cilat Sadami nuk i kishte kunder nje diktatori te ngjashem me te cilin ka shume Lindja e Mesme rezultatet e te ciles pas 7 vjetesh luftime nerva bjerres jane te dyshimta. Gjithashtu disa eksperte ushtarake e konsiderojne nje konsumim te panevojshem te fuqise luftarake amerikane ne nje teater te dores se dyte ndersa analiste mendojne se Shtetet e Bashkuara u hodhen ne nje lufte bazuar ne informacione te pasakta dhe nga nje President mendjelehte.
Por arsyet ishin te ndryshme nga ato qe u deklaruan shkaqet me thelbesore nga ato qe u paraqiten.
Duke nisur shtjellimin nga fundi eshte e nxituar te mendosh se Bushi ishte instanca e pare dhe e fundit e vendimmarrjes pasi edhe shtete me pak demokratike sesa SHBA kane nje zinxhir komande me te komplikuar se sa i atribuohet Shteteve te Bashkuara. Presidenti Bush mori kostot publike te ketij vendimi por arsyet jane me te thella sesa ato qe serviren. Vitet qe vijne e ca me shume shekujt qe vijne do na thone me shume.
Qofte edhe jeta e nje njeriu eshte e cmuar dhe aq me teper ne vendet e zhvilluara si SHBA ku informacioni e bie dramen e luftes brenda cdo shtepie. Por po ashtu eshte e domosdoshme qe nje ushtri te mbaje gjithmone te tendosur muskujt e saj aq me teper e nje vendi me pergjegjesi globale si SHBA-ja ne nje bote kur edhe per shume kohe do ekzistojne te miret dhe te liqte.
Mbi 4 mije te vdekur eshte nje shifer e madhe por eshte 13 here me e vogel nga sa amerikanet lane ne Vietnam dhe shume me e vogel nga humbjet e Luftes se Dyte Boterore. Ndoshta duket cinike por lufta do jete ne natyren e njeriut edhe per aq vjet sa konkurrenca mes kombeve dhe ideologjive te zgjidhet me mjetet ekstreme. Deri ne ate dite do kete ushtri te cilat do sterviten dhe do ndeshen per mbrojtjen e interesave dhe vlerave qe perfaqesojne. Dhe derisa Amerika te perfaqesoje fuqine dhe interesa me shtrirje globale do beje luftera qofte per veten e saj qofte per te mbrojtur aleatet e saj. Lufta e Irakut ishte nje nder to.
Ne kete lufte u zbatuan teknikat e reja te luftimit ne zonat urbane si ne beteja masive si ajo e Faluzhes ashtu edhe ne perplasje te perditshme. Tashme kur ne lufte frontale SHBA eshte nje fuqi e pakonkurrueshme kundershtaret e saj do perpiqen ta luftojne me beteja asimetrike. Teatri irakian ishte nje i tille dhe pikerisht kjo lloj lufte ishte nje mesim i ushtrise amerikane.
Ekspertet dhe gazetaret e mbajne mend betejen e vitit 1993 ne Mogadishio ku milicet e Aidid vrane brenda nje dite 18 rangersa amerikane per shkak te mungeses se eksperiences se ushtrise amerikane ne guerilje urbane. Sot kjo ushtri pavaresisht humbjeve ka nje eksperience te madhe ne kete lloj lufte aq te nevojshme per nje vend te cilit fati i ofron sfida nga me te papriturat.
Nje retrospektive disavjecare qe na con ne vitin 2003 vit kur filloi sulmi amerikan ne Irak tregon se pamja e botes ishte me e ndezur sesa sot
Sadami sponsorizonte me 5 mije dollare kamikazet palestineze dhe qaste e zbonte inspektoret e OKB-se sipas humorit te tij Siria zgjaste putren e saj ne rajon dhe trazonte Libanin te cilit ende nuk i ishin perthare plaget e luftes civile Hamasi pergjakte Izraelin Ghedafi ne Libi zhvillonte ashtu si Irani programin e tij berthamor.
Sot pas 7 vjetesh eshte shpresa per nje Irak demokratik eksperiment i cili nese do realizohet do jete tharm qe mund te nxise proceset e demokratizimit ne gjithe vendet limitrofe me te. Pavaresisht se foshnja ka shume armiq pasi asnjerit nga fqinjet te cilet qeverisen nga diktatore ose autokrate nuk i intereson suksesi irakian mbajtja ne jete do jete shembull nxites per nje rajon i cili nuk ka eksperienca lirie dhe gjallohet nga sekte te islamit qe duan ta kthejne shoqerine ne shekullin e 8-te.
Por edhe nese basti irakian mbetet per tu fituar qe tani mund te shikohet se Siria e Asadit eshte mbledhur ne zhguallin e vet duke tentuar te behet sa me e padukshme per syte e amerikaneve Ghedafi dorezoi programin e vet berthamor dhe stoqet kimike e hoqi dore nga provokimet ndaj Perendimit dhe Amerikes ne rang global Hamasi gjate kesaj periudhe u fut ne zgjedhje duke ndermarre hapin e shnderrimit ne nje parti parlamentare pavaresisht se kjo rruge duket shume e gjate
Ndersa Ahmadinexhadi deklaroi se Irani nuk eshte si Iraku pasi ne rast sulmi do te mbrohej cka ishte nje kercenim qe zbuloi friken reale te ajatollaheve se mos tashme qe Amerika i kishte duart e lira nga Iraku i kthehej Iranit.
Ne planin me global ishte hera e pare qe nga lufta ne Vietnam ku Shtetet e Bashkuara tregonin gjithe forcen e tyre ushtarake dhe vendosmerine per ta perdorur ate. Pavaresisht sa patetike mund te dukeshin ne ate kohe deklaratat e Presidentit Bush eshte e vertete se qe nga ajo kohe asnje diktator nuk ndihet i sigurt ne te ardhmen e vet. Dhe ashtu sic shkruhej ne grykat e topave spanjolle ne Mesjete Ultima ratio Regis argumenti i fundit i mbretit Amerika tregoi se kur te ishte nevoja do ta perdorte edhe kete argument.
Keto ishin disa nga perfitimet taktike qe pati bota e lire nga sulmi i para 7 vjeteve i amerikaneve mbi Sadamin arritje qe mund te kundershtohen apo hidhen poshte por qe duhet te jesh nihilist ta mohosh se Lindja e Mesme po leviz dhe nuk eshte me e dergjur ne batakun e terrorizmit dhe diktaturave qe nuk i trembeshin askujt.
Arritja tjeter qe mbetet per tu diskutuar dhe pare realizimi i saj ne te ardhmen eshte ajo me karakter strategjik Mos valle Perendimi egersoi nje kundershtar edhe aq te eger kunder tij si islami apo i dha nje mesazh se midis dy qyteterimeve duhet pare rruga e bashkepunimit dhe jo ajo e forces.
Nese do shikonim harten e botes sot do veme re se fete monoteiste me te njohura dhe baze e qyteterimeve moderne shtrihen ndryshem ne siperfaqen e planetit Toke judejte vetem nje njolle e vogel ne Izrael budizmi dhe hinduizmi ne Kine dhe Indi krishterimi si lekure leopardi nga pak ne te gjithe boten dhe vetem islami ka nje vazhdimesi territoriale nga Sahara Perendimore ne brigjet e oqeanit Atlantik deri tek ujguret ne zemer te Kines. Nga keto te pesta krishterimi dhe islami kane ne ADN-ne e tyre konceptin misionar te perhapjes se mesazhit dhe rekrutimit te besimtareve. Gjithe historia e tyre eshte historia e pushtimit dhe asimilimit te qyteterimeve te tjera.
Por ndersa krishterimi qofte per shkak se eshte pjese e shoqerive tashme te zhvilluara si dhe per shkak te ndarjes se shtetit nga feja e ka humbur agresivitetin e tij ne zgjerimin e hapesires dhe kjo detyre tashme ka mbetur ne dore te prifterinjve misionare te cilet mbeshteten nga donacionet e individeve. Kujtimi i Pizarro-s dhe Cortes-it per te shperndare me tehun e shpates mesazhin e Krishtit eshte nje kujtim i harruar nga europianet.
Perkundrazi qofte per shkak te ardhjes me vonese ne fytyren e globit per shkak te perhapjes se tij ne zona te ashpra per mbijetesen ne shoqeri tribale dhe baritore larg qendrave te medha urbane terren bazik per lindjen e mendimit dhe debatit mungeses se modernizimit te shoqerive dhe per mijera arsye te tjera ekstremistet e islamit kane vazhduar ta ruajne agresivitetin e tij qofte ne zjarrin ideologjik qofte ne menyren e perhapjes.
Po ashtu koncepti islam ku te gjithe jane vellezer cka perjashton kombin si njesi organizimi dhe ku zgjerimi i tokes se islamit dhe ngushtimi i asaj te te pabeseve eshte detyra e cdo myslimani ka sjelle qe kjo fe te kete nje vazhdimesi territoriale dhe homogjenitet popullsie.
Ne kohet e sotme teknologjite e informacionit interneti dhe libri kane bere te mundur depertimin kapilar ne shoqeri. Por vazhdimesia territoriale krijon veshtiresi diversifikimi aq e nevojshme per lindjen e mendimit ndryshe si tharm i demokracise. Mjafton te kujtojme se Rusia pavaresisht se vend kristian me nje teknologji the shkence qe barabitet me vendet perendimore ka nje unifikim tipik oriental te mendimit dhe shtrat te varfer per lindjen e demokracise te tipit perendimor.
Duhet theksuar se ne keto vende aksesi ne teknologjite e komunikimit eshte ende i paperhapur dhe libri ende i rralle. Duke cituar nga Kriza e Islamit te Bernard Lewis nje nder islamologet me ne ze te Perendimit gjithe vendet arabe perkthejne 330 tituj nje e pesta e asaj qe perkthehen ne Greqia ne nje vit ndersa qe nga shekulli i 9-te kane perkthyer 100.000 tituj aq sa perkthen ne Spanje mesatarisht ne nje vit.
Nga keto dizavantazhe kupton se uniteti territorial eshte nje peshe qe pengon komunikimin shpirteror dhe fizik me demokracite dhe vendet ku liria eshte e prekshme. Mjafton nje shembull mjaft i thjeshte qemtuar prape nga i njejti botim i Bernard Lewis per te evidentuar se kontakti fizik eshte i domosdoshem Kur Presidenti egjiptian Sadat vizitoi per here te pare Knesetin Parlamentin izraelit shoqerohej nga dy truproja egjiptiane. Pas fjalimit ne salle filluan peshperitjet mermeritjet britmat levizjet. Cpo ndodh - e pyet njeri nga truprojat shokun e tij. Kjo eshte demokracia ndash i pergjigjet tjetri. Qenka dicka e mrekullueshme ndash ishte konstatimi i habitur i te parit.
Vete ne shqiptaret kemi nje eksperience personale se sa ka te beje komunikimi fizik dhe pasja prane e nje shteti demokratik. E pra nderhyrja amerikane ne Irak nderpreu vazhdimesine territoriale te islamit dhe eshte nje premise qe nje Irak demokratik te jete shembull i prekshem alternativ per masat e rinise vecanerisht asaj arabe.
Irani nuk eshte nje shembull ndjelles per vendet rrethuese dhe demokracia e tij e tipit fetar rezultoi nje deshtim. Ndersa Turqia eshte e veshtire te merret si shembull nga vende qe kane pesuar per shekuj me radhe pushtimin otoman. Ndaj ne kete rast Iraku eshte nje eksperiment i cili duhet te dale me sukses si per interesin e vendeve islamike por edhe per kombet qe e rrethojne.
Nje deshtim i tij do ishte nje frenim i tharmeve demokratike ne shoqerite islame dhe me pasoja te paparashikuara per te ardhmen. Beteja e amerikaneve ne Irak nuk ishte vetem e tyrja por eshte edhe nje beteje per shoqerine irakiane.
Sot ashtu si 150 vjet perpara kur shoqerite mateshin ende me kutin e Marksit ekzistojne teorite mbi intervencionizmin dhe detanten mbi paqen dhe luften mbi nderhyrjen dhe mosnderhyrjen ne punet e brendshme. Por e verteta eshte se speciet natyra dhe shoqerite rriten e zhvillohen vetem kur dikush vendos te turbulloje ujerat e batakut me shpresen qe te trembe bretkosat e te behet uje i pijshem. Pavaresisht kritikave dhe larg metaforave amerikanet nuk qendruan indiferente dhe cka me teper moren iniciativa pavaresisht kostove per te ndryshuar rrjedhen e ngjarjeve.