E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e FRESSH mohon sërish përçarjen e forumit

Kryetarja e Forumit Rinor Euro Socialist Shqiptar, Elisa Spiropali ka mohuar përcarjen brenda radhëve të FRESSH dhe shkarkimin e drejtuesve të FRESSH nëpër rrethe. Gjatë një prononcimi Elisa Spiropali thotë se kjo është pjesë e demokracisë brenda struktuarve të FRESH.
 

“Nuk është e vërtetë se ka përcarje, asnjë nga drejtuesit e rretheve nuk është shkarkuar, të gjithë krerët e FRESSH janë në punë aktualisht. Kjo është liria dhe do t`i qëndrojmë përballë të bashkuar me njëri tjetrin për të fituar betejën tonë.FRESSH është forum i pavarur, i fortë, demokratik, dhe ka të drejtën të zgjedhë në frymë gare të gjitha nivelet drejtuese”- tha ajo.

Kryetarja e FRESSH tha se nuk ka patur ndërhyrje të kryesocialistit Edi Rama në organzimin e strukturave të FRESSH, ndërsa tha se situata e krijuar së fundi në FRESSH është një cështje organzative.
 

“Kryetari i partisë as nuk pohon as nuk mohon emra. Këto lista po bëhen” u shpreh Spiropali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›