Nano kujtohet të sulmojë edhe qeverinë, përveç opozitës: Kjo klasë politike është dështake, do ta sfidoj
Zëdhënësit e Fatos Nanos, pas disa ditëve pushim, janë kujtuar sërish për lëvizjen që kanë ndërmarrë, duke lëshuar një njoftim për shtyp. Në këtë komunikatë, Nano, përveç opozitës, këtë radhë kë sulmuar edhe qeverinë, duke thënë se Berisha e Meta po privatizojnë postet ministrore. Sipas Nanos, kjo klasë politike është dështake dhe me anë të lëvizjes së tij, do të bëjë të mundur integrimin e Shqipërisë në Europë.
Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve veren me shqetesim papergjegjshmerine dhe shperfilljen qe i ben Koalicioni Qeverises permbushjes se 12 kritereve te BE per te bere te mundur qe vendi yne te mare Statusin e Kandidatit ne Tetorin qe vjen, gje qe po pasqyrohet ne te gjitha nivelet e veprimit dhe mendimit politik.
Qeveria po tregohet e paafte per te ndertuar komunikim dhe bashkerendim politik normal e parimor, perfshires dhe te frytshem me te gjithe aktoret e tjere politike dhe institucionale.
Klima politike ne Shqiperi mbetet ende e helmatisur nga retorikat boshe dhe zgjidhjet politike qe burojne nga perllogaritje meskine dhe te ngushta te interesave partiake e te grupeve brenda partive apo koalicionit qeverises.
Prirjet per akaparimin e te gjitha pushteteve politike, institucionale dhe kushtetuese po e devijojne vendin tone nga rruga europiane duke rrezikuar seriozisht demokracine dhe integrimin europian, thuhet në deklaratën e kësaj lëvizje.
Qeveria vertet ndertohet nga numrat ne Kuvend dhe marreveshjet e Partive Politike pjesemarrese ne Koalicion, por nuk mund te tolerohet ne asnje rast mendesia e privatizimit dhe partiakizimit te Qeverise dhe posteve Ministrore te cilat u perkasin shqiptareve e duhet te behen vetem ne perputhje me interesat e shqiptareve dhe te integrimit.
Privatizimi dhe Partiakizimi i detyrave qeverisese eshte akt dhe mendesi jodemokratike dhe jointegruese.
Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve inkurajon te gjithe aktoret dhe faktoret politike ne vend qe ta ngrene axhenden e integrimit europian te Shqiperise permbi cdo kalkulim, retorike apo interes te ngushte partiak apo vetjak. Shqiperia eshte e te gjitheve, prandaj roli i Qeverise per axhenden e integrimit duhet permbushur me pergjegjshmeri e llogaridhenie para qytetareve shqiptare dhe ne te miren e tyre, vijon më tej deklarata.
Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve e denoncon deshtimin e Kryetarokrateve ne Koalicionin Qeverises dhe te atyre ne Opozite per t’i dhene Shqiperise Statusin Europian.
Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve shpreh vendosmerine per ta konkuruar kete klase politike deshtake e ndryshuar kete kulture, mendesi e sjellje te gabuar, demtuese dhe ndeshkuese per shqiptaret.
Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve shpreh vendosmerine per te qene ne krye te te gjitha reformave e sfidave politike per ta bere integrimin europian te Shqiperise nje realitet te prekshem dhe te arritur me dinjitet, mbyllet deklarata e Nanos.