E Diel, 1 Nëntor 2026

Një anije italiane sulmohet nga rojat bregdetare libaneze



Një anije e rojave bregdetare libaneze hapi zjarr ditën e shtunë në mbrëmje mbi një anije peshkimi italiane 58 kilometra në afërsi të brigjeve libaneze. Lajmi u bë i ditur ditën e dielë nga një i zgjedhur lokal i Siçilisë. Sulmi nuk shkaktoi asnjë viktimë apo të plagosur në ekuipazhin e anijes së peshkimit.
Sulmi u ndërmor duke përdorur armë, plumbat e të cilave goditën kuvertën e anijes. "Asnjë rrethanë nuk e justifikon përdorimin e forcës dhe aq më tepër të armëve", deklaroi Nicola Cristaldi, kryetar i bashkisë dhe deputet i qytetit siçilian Mazzara del Vallo, nga ku u nis anija e peshkimit.
Rojat bregdetare libiane hapën zjarr rreth orës 21:00 të ditës së shtunë mbi anijen e peshkimit dhe vazhduan deri rreth orës 23:00 përpara se të tërhiqeshin, i bëri të ditur AFP-së zëdhënësi i kryetarit të bashkisë.
Nuk pati asnjë të plagosur mes tetë anëtarëve të ekuipazhit të anijes së peshkimit, e cila po shkonte në Siçili. Që ga viti 2008, katër anije janë sekuestruar në një zonë të polemizuar që bën pjesë, sipas Tripolit, në zonën ekonomike eksluzive të Libisë. Disa peshkatarë dhe anija e tyre madje janë mbajtur për 40 ditë nga libianët përpara se të autorizoheshin për t'u kthyer në Itali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›