E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, rrëzohet një shtëpi 75-vjeçare

Erozioni

Një shtëpi e ndërtuar në vitin 1935 është shembur gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 të mbrëmjes pranë ambasadës jugosllave. Banesa e ndërtuar që në vitin 1935 i përkiste familjes Jashku. Gjatë momentit që ka ndodhur ngjarja banorët kanë qenë brenda në shtëpi, kur në një moment kanë dëgjuar që kanë lëvizur trarët e banesës kanë dalë menjëherë jashtë duke parandier katastrofën. Pas disa minutash shtëpia ka rënë e tëra para syve të tyre. Shtëpia e cila ishte dykatëshe ka rënë e gjitha në tokë duke rrezikuar seriozisht jetën e njerëzve që ishin nën të. Familja Jashku është një familje e vjetër tiranase. Në zonën ku ndodhet shtëpia e tyre ndodhen dhe disa shtëpi të tjera të vjetra të ndërtuara prej kohësh. Në shtëpi jetonin 5 veta të cilët ishin dhe pjesëtarët e familjes e cila tani ka mbetur në mes të katër rrugëve.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›