Një avion i Air France zhduket nga ekrani i radarit
02/06/2009 Një avion i shoqërisë ajrore Air France me gjithsej 231 njerëz në bord është zhdukur nga ekrani i radarit mbi Atlantik dhe siç duket është goditur nga një rrufe. Shefi i shoqërisë ajrore franceze, Pierre-Henri Gourgeon, shpjegoi në Paris se kjo ka qenë arsyeja përse avioni u zhduk menjëherë nga radari. Autoritetet në Paris njoftojnë se për një kohë të gjatë nuk kanë pasur kontakt me pilotin. Aviacioni brazilian filloi kërkimet në afërsi të ishullit Fernando në Noronha. Avioni i tipit Airbus 330-200 ishte nisur nga Rio de Janeiro në drejtim të Parisit.