Tiranë, kapet i kërkuari, ishte i armatosur
Kapet për armëmbajtje pa leje, por rezulton i kërkuar për mashtrim. Policia e Tiranës ka arrestuar 38-vjeçarin Bujar Skëndaj. Shërbimet e Komisariatit Nr. 1 realizuan arrestimin e tij, pasi është kapur në afërsi të stadiumit "Selman Stermasi" me një pistoletë "TT" dhe me një krehër me 7 fishekë, të cilën e mbante pa leje. Po ashtu, ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetas, i cili tregon se rreth 3 muaj më parë, Bujar Skëndaj i ka marrë me anë të mashtrimit 8 mijë dollarë dhe 1 mijë euro.