E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e energjisë, seancat dëgjimore më 30 nëntor

 Enti Rregullator i Energjisë, po i shqyrton kërkesat e bëra rreth dy muaj më parë, ndërsa në dhjetor pritet të japë vendimin nëse do të ketë ose jo rritje çmimi për vitin 2012.

Burime zyrtare të ERE-s thanë gjithashtu se nga 1 janari 2012, konsumatorët dhe bizneset do të kenë një kontratë të re për furnizimin me energji elektrike me kompaninë CEZ Shpërndarje.  ERE po verifikon dhe monitoron investimet dhe kostot e tre kompanive CEZ, KESH dhe OST, me qëllim që të ketë një përcaktim konkret mbi kërkesat e tyre për rritjen e çmimeve të energjisë për vitin 2012. 

CEZ i ka kërkuar ERE-s miratimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për vitin 2012 mesatarisht 4.5 për qind. Të njëjtën kuotë kanë kërkuar dhe KESH-i dhe OST. Aktualisht, çmimi i energjisë për familjarët është 7.7 L/kWh deri në 300 kwh/muaj dhe 13.5 L/kWh mbi këtë kuote. Tarifa aktuale e KESH -it është 0.63 L/kWh dhe e OST, 0.6 L/kWh. /Start/

                                                                                             2011-11-14 14:44
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›