E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje dite boterore per librin

Tirana u bashkohet kryeqyteteve te botes, duke nderuar librin, lexuesit dhe shkrimtaret. Nje dite per Indro Montanellin dhe Piero Pasolinin. Konkursi i Dyte Don Kishoti i Mances, organizuar nga ambasada spanjolle ne Tirane si dhe perkthimi i pare ne spanjisht i noveles se Fatos Kongolit, "Lekura e Qenit"

Edhe kete vit eshte festuar. 23 prilli eshte nje date simbolike per literaturen boterore pasi ne kete date ne vitin 1616, vdiqen Servantes, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shenon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtareve te tjere, si Maurice Druon, K. Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Ideja e perkujtimit te Dites Boterore te librit e ka origjinen e vet ne Spanje, ne zonen e Katalonjes, ku atij qe blinte nje liber i dhurohej edhe nje trendafil. 23 prilli eshte shpallur si Dita Boterore e Librit me 15 nentor te 1995, me nje rezolute te UNESCO-s, pasi u moren ne konsiderate faktet se libri ka qene, historikisht, instrumenti me i fuqishem i shperndarjes se njohurive dhe mjeti me efikas per te siguruar ruajtjen e ketyre njohurive, se cdo nisme per promovimin e librave te rinj eshte nje faktor i pasurimit kulturor, etj. Kjo eshte arsyeja, per te cilen kjo date domethenese per letersine universale eshte caktuar nga Konferenca e Pergjithshme e UNESCO-s per t'i bere homazh boteror librit dhe autoreve te tij dhe per te inkurajuar te rinjte, qe te zbulojne kenaqesine e te lexuarit, si edhe per te respektuar kontributin e pazevendesueshem, qe kane dhene krijuesit per progresin social dhe ate kulturor njerezor.

Dita e Letersise Spanjolle

23 prilli eshte Dita e Letersise Spanjolle per ekselence, duke qene se koincidon me pervjetorin e vdekjes se Migel Servantesit dhe festen e Shen Jordit ne te cilen sipas tradites, qe nga Mesjeta, dhurohen libra dhe trendafila. Qysh prej themelimit te saj, Ambasada e Spanjes ne Shqiperi ka promovuar kremtimin e kesaj dite me nje homazh special per Kishotin, duke iu bashkuar iniciatives se ndermarre ne ate dite ne kryeqytetet me te medha te botes. Konkursi i Dyte "Don Kishoti i Mances", organizuar nga ambasada spanjolle ne Tirane si dhe perkthimi i pare ne spanjisht i noveles se Fatos Kongolit, "Lekura e Qenit". Njesoj si vitin e kaluar, edhe kete 23 prill do te mbahet leximi i dyte publik i Don Kishotit ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja te Universitetit te Tiranes, i cili kremton njekohesisht krijimin e departamentit te ri te Studimeve Hispanike si nje hap themelor per njohjen e gjuhes dhe letersise spanjolle ne Shqiperi.

Durresi per librin

"Durresi per Librin" eshte sigla e ciklit te veprimtarive, kushtuar Dites Boterore te Librit, organizuar nga Biblioteka Publike, nen kujdesin e kryetarit te Bashkise Durres Vangjush Dako. Institucioni i librit, per te gjashtin vit radhazi, e ka kthyer ne nje tradite te vecante trokitjen nga kushdo tek Universin e Librit . 23 prilli, ditelindja e Shekspirit te madh, perben ngjarje per boten e kultures dhe informacionit. Me kete rast, per komunitetin e lexuesve, projektohen pese edicione per librin, si gjithnje me profesionalizem nga Biblioteka e Durresit .


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›