E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Parkimi i fundit", prangos trafikantet

Gjirokaster- "Parkimi i fundit" zbulon rrjetin e trafikanteve te klandestineve drejt Greqise, i drejtuar nga nje 33-vjecare. Ne pranga bien tre te dyshuar dhe jane shpallur ne kerkim disa te tjere, qe mendohet se fshihen pertej kufirit. Operacioni eshte finalizuar diten e djeshme, pas hetimeve te nisura qe prej fillimit te ketij viti. Secili prej klandestineve duhet te paguante nga 1800, deri ne 2 mije euro per te mberritur ne destinacion. Policia sekuestroi nje shume eurosh, dy makina, dokumente dhe gjashte celulare qe perdoreshin per komunikim. Te ndaluarit jane Marjana Nako, e cilesuar si kreu i grupit kriminal, banuese ne Piskove te Permetit, Lame Dhandili, 48-vjec dhe Artur Stroka, 37 vjec, te dy nga Gjirokastra. Po dje, Policia e Sarandes ka arrestuar te kerkuarin per trafik klandestinesh qe prej muajit prill, Aleks Mema, 37 vjec.

Burime zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster, thane dje per "KJ" se pas disa muajsh pune operative te zhvilluar ne terren, ne lidhje me veprimtarine kriminale te nje grupi te trafikut te klandestineve, eshte bere dhe goditja e rrjetit te dyshuar. Aksioni eshte koduar "Parkimi i fundit", per shkak te vendit ku dhe takoheshin te dyshuarit pasi parkonin makinat e tyre ne zonen e Permetit dhe me pas, niseshin per udhetim drejt Tre Urave apo Kakavijes. Pergjimet, fotografimet dhe provat e siguruara kane bindur prokurorine, qe te miratonte finalizimin e operacionit me arrestimet e tre personave. Goditja eshte bere mengjesin e djeshem, kur u ndaluan se bashku 33-vjecarja Marjana Nako dhe Lame Dhandili. Me pas eshte bere edhe kapja e 37-vjecarit Artur Stroka. Tre te ndaluarit akuzohen per vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, me qellim fitimin dhe ne bashkepunim".

Grupi ushtronte aktivitet kriminal te theksuar, ne fushen e trafikimit te qenieve njerezore ne drejtim te shtetit grek. Gjate operacionit te zhvilluar nga policia, u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 300 euro, automjeti tip "KIA", me targa te huaja MYH 12 44, ne pronesi te Nakos, automjeti tip "Audi", me targe GJ 91 35 A, ne pronesi te Dhandilit, si dhe 6 celulare te cilet i perdornin personat e arrestuar. "Nepermjet lidhjeve dhe njohjeve te Marjana Nakos ne zona te ndryshme te vendit, klandestinet rekrutoheshin ne rrethet e Dibres, Durresit, Beratit, Fierit, Lushnjes, etj.", thone burime ne grupin hetimor. Pasi transportoheshin prane vijes se gjelber te kufirit, kundrejt shumave prej 1800 deri ne 2 mije euro, te ndihmuar nga pjesetaret e grupit, emigrantet hynin ilegalisht ne Greqi nepermjet zonave kufitare te Tre Urave ne Permet dhe Kakavije. Policia tha se fale kesaj skeme, gjate muajve te fundit nga ana e ketij grupi kane hyre ilegalisht ne Greqi, me dhjetera klandestine.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›