E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli Polovina promovon "Ndarje me te shkuaren" ne diten boterore te librit

Me rastin e dites boterore te librit, shkrimtari dhe analisti Ylli Polovina, organizoi nje takim me miq e gazetare, ku promovoi librin e tij me te fundit "Ndarje me te shkuaren". Libri nis me arrestimin e papritur te zv. Ministrit shqiptar te Puneve te Brendshme ne vitet 1982-1989, ne aeroportin e Bolonjes ne dhjetor 2003, ndersa ai udhetonte me vize te rregullt per nje aktivitet ekonomik treditor binjakezimi me nje dhome tregtie vendase. Mes rreshtave zbulohet pak nga pak se ne pamundesi per ta prangosur ne vendin e tij "loja" e nxjerrjes nga kufiri per ta futur ne territorin italian, u krye nepermjet nje operacioni te kombinuar prej nje sektori te caktuar te prokurorise dhe policise italiane, me nje apo dy individeve te pranishem ne nje sektor te administrates shqiptare. Megjithate, personazhi qe akuzohet per kontrabande cigaresh e qe gjendet mes te fshehtave te Tiranes dhe Romes, ne fund te librit shpallet i pafajshem dhe rikthehet ne vendin e tij. Ky funksionar i kohes perjetoi periudhen kur Enver Hoxha ishte ne nje gjendje shendetesore te perkeqesuar dhe tashme pas pothuaj nje dekade te tere eliminimesh fizike ne krye te partise se vetme ne pushtet, ne te quajturen Byro Politike, perfundoi beteja mes te gjithe pretendenteve per ta zevendesuar. Gjate gjithe librit do te kuptohet se ne Itali u vu ne jete nje intrige e organizuar prej nje grupi te caktuar rival ne Tirane, per arrestimin e zv. ministrit. Ne takimin e djeshem, autori shprehu mes te tjerash keqardhjen qe ne shtyp, ishin marre dhe cituar pa lejen e tij disa fragmente te shkeputura te ketij teksti, te cilave u ishte bashkengjitur nje koment i gabuar. Polovina rrefeu se para se gjithash librat e tij jane krijime, pavaresisht se pas tyre mund te qendrojne personazhe dhe momente reale te politikes dhe jetes shqiptare. Nder librat me te njohur ta autorit jane: "Natalja", historia e divergjencave politike mes Tiranes dhe Moskes ne vitet gjashtedhjete te shekullit te shkuar, ngjarje qe shkaktoi ndarje te perdhunshme mes dashurive te sinqerta mes studenteve shqiptare dhe vajzave ruse. Po keshtu, "Skafistet ne top sekret", e gjithe historia konkrete e raporteve mes Tiranes dhe Romes, e tensionuar shpesh per shkak te trafikut ilegal nepermjet gomoneve te klandestineve. "Nje kolonel mes Tiranes dhe Prishtines", liber ku tregohen per here te pare shume te pathena nga lufta e UCK dhe e NATO-s per clirimin e Kosoves. 23 prilli eshte kthyer ne nje dite simbol per letersine boterore, sepse ne kete date te vitit 1616, u ndane nga jeta shkrimtaret e njohur, Servantesi, Shekspiri dhe Inca Garcilaso de la Vega. Gjithashtu, permes nje koincidence interesante, po kete dite erdhen ne jete autoret Maurice Druon, Vladimir Nabokov, etj. Kjo eshte se perse UNESCO ka vendosur t'ia kushtoje kete dite librit, edhe pse vende te ndryshme e kane festuar diten e librit ne muaj dhe dite te ndryshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›