E Diel, 1 Nëntor 2026

Bastis agjencine "Western", e zbulojne pergjimet

Fier- Operacioni i koduar "Ardenica" ka vene ne pranga mengjesin e djeshem nje 29 vjecar nen akuzen e bastisjes se agjencise "Western Union" ne Mbrostar Ura te Fierit.

Ngjarja ka ndodhur ne daten 4 prill te ketij viti, kurse i dyshuari eshte Klodian Zoto, banues ne fshatin Ardenice te Lushnjes. Burime zyrtare thane se duke thyer deren dhe xhamat e agjencise se shkembimit e transfertave, i dyshuari Zoto ka marre nga kasaforta shumen e 600 mije lekeve. Menjehere pas ngjarjes polcia nisi hetimin duke marre shenjat e gishterinjve dhe gjurme te tjera. Po keshtu jane bere edhe pergjime e survejime te 29-vjecarit. Pas kontrollit ne banese, Klodian Zotos i jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale 2 automatike tip "Kallashnikov", 2 krehra dhe 50 cope fisheke. Por nuk eshte bere e mundur te gjendet shuma e lekeve te vjedhura nga arka.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›